LAJMI I FUNDIT:

Vëllezërit e lindur pa shputë të këmbës, luajnë futboll me këpucë të posaçme

Vëllezërit e lindur pa shputë të këmbës, luajnë futboll me këpucë të posaçme

Kian dhe Callum Jarram nga Leicestershire i Anglisë, vuajnë nga mungesa e shputës së këmbëve.

Vëllezërit dhjetë dhe shtatëvjeçar, kanë lindur me sindromën Adams Oliver – një gjendje e rrallë, që bën njeriut t’i mungojnë disa gishta të dorës dhe shputa e këmbës.

Së bashku me babanë e tyre Jon Jarram, ata kanë vetëm pjesën e thembrës, por jo edhe pjesën tjetër të këmbës, transmeton Telegrafi.


Kjo gjendje është aq e rrallë, sa besohet se janë vetëm 130 raste të regjistruara në botë.

Mirëpo, vogëlushët janë fanatikë të mëdhenj të futbollit dhe kjo gjendje ka bërë që ata të mos mund të luajnë.

Për këtë, djelmoshave ju kanë krijuar proteza të veçanta të mbështjella me silikon, për të ju ruajtur këmbën nga këndimet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori