LAJMI I FUNDIT:

Vdekjet në institucione shëndetësore pa epilog, kritikohet zvarritja e proceseve gjyqësore

Vdekjet në institucione shëndetësore pa epilog, kritikohet zvarritja e proceseve gjyqësore

Ndonëse janë objekte ku banorët e Kosovës orientoheni për të kërkuar ndihmë mjekësore, spitalet e Kosovës muajve të fundit janë bërë qendër për hetime për raste të ndryshme.

Lajmi për vdekjen e katër vjeçares në Gjakovë shokoi opinionin publik në Kosovë. Reagimi ishte i ashpër karshi sistemit shëndetësor.


Por rastet si kjo duket se nuk janë të rralla nëpër spitalet e Kosovës.

Situatë tronditëse ishte para një viti në Pejë, ku një bebe ishte futur në lavatriqe.

Tash kur janë bërë një vit nga ky raste tragjik, përgjigje nuk ka nga Prokuroria e Pejës.

Derisa ka heshtje për ketë rast, në qershor të 2023 një familje nga Prizreni, kishte akuzuar spitalin e kësaj komune për vdekjen e foshnjës së porsalindur.

Nga Prokuroria e Prizrenit, shkurt thonë se rasti po hetohet pa dhënë detaje se sa persona janë në fazën e hetimeve.

“Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se rasti në fjalë aktualisht ndodhet në fazën e hetimeve. Për shkak të konfidencialitetit të procedurës dhe ndjeshmërisë së rastit, nuk mund t’ju japim detaje të tjera”, ka thënë Prokuroria në Prizren për TV Dukagjinin.

Vdekja e 4-vjeçares në Gjakovë, MSH në pritje të raporteve finale
Lexo po ashtu Vdekja e 4-vjeçares në Gjakovë, MSH në pritje të raporteve finale

Shqetësuese këto rast po i shohin nga Shoqata e Pacientëve, të cilët hedhin edhe kritika për mos marrje të licencës deri tash të asnjë zyrtari shëndetësor.

“Aktualisht unë nuk njoh i është ndonjë mjeku licenca edhe është në shtëpi. Vite më parë ka ndodhë në spitalin e  Gjakovës që ju pat marr licenca për gjashtë muaj por i njëjti kishte punuar në spitale private dhe ekzekutimi i sanksioneve ndaj mjekeve nuk ka ndonjë efekt të madh”, ka thënë Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve.

Përveç mos ndëshkimit nga institucionet e shëndetësisë, asnjëri nga rastet e mjekëve nuk kanë një përfundim as në sistemin e drejtësisë.

Gëzim Shala nga IKD, thotë se janë disa arsye pse këto raste po zvarriten.

“Janë disa arsye pse vjen deri të një kohëzgjatje e një rasti, fillimisht afatet e përcaktuara ku hetimi sipas kodit të procedurës penale mund të zgjasin deri në tri vite por jo domesdoshmerisht prokuroria duhet të pres atë periudhë”, ka përfunduar Gëzim Shala.

Jo vetëm këto raste por edhe shumë të tjera po presin përgjigjen nga institucionet e drejtësisë, për pretendimet se nga stafi mjekësor e shëndetësor ka pasur neglizhencë gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori