LAJMI I FUNDIT:

“Vargu i Blertë”, lagjja më e sigurt, private dhe me hapësira rekreative që po promovon socializim dhe jetesë më të mirë!

“Vargu i Blertë”, lagjja më e sigurt, private dhe me hapësira rekreative që po promovon socializim dhe jetesë më të mirë!

Në qytete të mëdha, e sidomos në kryeqytet rrallë mund të hasni në lagje të afërta me qendër dhe që plotësojnë të gjitha kriteret për një jetesë super të mirë.

E nëse dëshironi të jetoni shëndetshëm, sigurt dhe me komoditet të plotë në çdo aspekt, Vargu i Blertë është lagjja ideale për ju, një lagje e cila me të vërtetë po jetëson mushkëritë e qytetit. Kjo lagje ofron një sërë shtëpishë të tipologjive të ndryshme,atyre në varg me  34 njësi dhe shtëpi dyshe me 14 njësi, gjithmonë duke respektuar optimumin e parcelës për  tipologjinë përkatëse të shtëpisë.


Ju nuk do ta keni asnjëherë problem qarkullimin me veturë, ose parkimin e saj pasi qasja në lagje bëhet nga rruga e planifikuar me 12m gjerësi. Dizajnimi i ambienteve të jashtme  është bërë në baza funksionale dhe estetike, duke ofruar rehatinë e duhur, vizurat e këndshme  për sy, poashtu intimitetin dhe komoditetin e nevojshëm për çdo familje.

Krahas privatësisë së lagjes, rëndësi e madhe i është kushtuar edhe hapësirës publike, duke ofruar sipërfaqe prej 22 ari për shfrytëzim publik,  hapësirë e cila do të shërbejë për rekreacion, aktivitet fizik e sportiv, duke promovuar  socializimin e banorëve pa dallim grup-moshe, e njëkohësisht duke kontribuar në shëndetin, si  fizik, poashtu edhe atë mendor të çdo banori të lagjes.

E veçanta e lagjes është afërsia që ka me dy parqet, atë të Taukbahçes dhe atij të Gërmisë, për të kaluar kohë fantastike gjatë fundjavës.

Stafi  profesional ka planifikuar çdo detaj të shtëpive nga lagjia “Vargu i Blertë”, duke i’u  ofruar një lagje private, të sigurt dhe me mirëmbajtje 24h.

Hartimi i projektit të zgjidhjes urbane të lagjes “Vargu i Blertë” ka plotësuar të gjitha këto në përpikëmëri me  kriteret urbane, arkitektonike dhe infrastrukturore të Planit Rregullues të Hollësishëm  “Sofalia”, i cili është në fuqi.

Jetoni me shëndet dhe dinjitet të plotë në Vargu i Blertë, sepse është zgjedhja më e mirë dhe e duhura.

Për shumë informacione kontaktoni në:

Facebook: Pozhegu Brothers

Nr.tel: 045 543 222

E-mail: pozhegubrothers@gmail.com

Artikull i sponzorizuar