LAJMI I FUNDIT:

Valixhet e fëmijëve, çfarë nuk duhet të mungojë

Valixhet e fëmijëve, çfarë nuk duhet të mungojë

Në këtë pikë komplikohen gjërat: nëse në pushimet tuaja merrni dhe fëmijët, bagazhet shtohen në mënyra mjaft të ndjeshme.

Kërkesat e gjërave që do merrni me vete, ndryshojnë në bazë të moshës që ka fëmija juaj.

Le të rendisim me radhë sendet që na duhet të marrim me vete: ja një listë e bagazhit, e ndërtuar në bazë të moshës që ka fëmija:


Nga 0 deri në 6 muaj:
– karrocë
– një rrjetë antiinsekte për karrocën
– një çantë ku të mbash sendet më të nevojshme gjatë rrugës
– bebelina
– pomade (për të lyer fëmijën kur i ndërron bebelinat) dhe facoleta të lagura
– një peshqir të vogël (për ta përdorur, nëse gjatë rrugës fëmija ka të vjella)
– shumë palë tutash pambuku
– kanotiere dhe mbathje pambuku
– çorape pambuku
– lëngje frutash, biberon
– një zile (aparatura që bëjnë muzikë)
– shampon dhe sendet që duhen për të bërë banjo
– qumësht pluhur (nëse fëmija jote nuk pi qumësht gjiri)
– ngrohës biberoni
– sterilizues
– grykore
– peshore të vogël ( për të llogaritur peshën e fëmijës)
Nga 6 muaj, deri në 3 vjeç:
– karrocë me rrota
– një krevat portative
– një tavolinë për të ngrënë (ulëset e fëmijëve, që janë të pajisura dhe me një tavolinë të vogël, ku fëmija ha bukë)
– bebelina
– shumë rroba të ndryshme (nëse për fëmijët 0-6 muaj duheshin prej pambuku, në këtë rast, materiali nuk ka rëndësi)
– pizhame
– kanotiere dhe mbathje
– çorape dhe këpucë
– biberon
– qumësht
– ushqim për fëmijë
Mbi 3 vjeç:
– rroba, materiali i të cilave mund të jetë i çfarëdoshëm (megjithatë duhet të keni parasysh të zgjidhni një material që nuk favorizon djersitjen)
– pizhame
– kanotiere dhe mbathje
– çorape dhe këpucë

dhe gjithashtu:
– pelushin, apo lodrën e tij të preferuar
– shampon për fëmijë
– furçë dhëmbësh
– pastë dhëmbësh me shijen e preferuar
– një ulëse për në makinë (sigurohuni që ta lidhni mirë para nisjes)
– ngjyra dhe libra për ngjyrosje
– lodra të ndryshme
– ujë, lëng frutash dhe krosante për udhëtimin
– jastëkun e gjumit, me të cilin fëmija është mësuar

Shënim: përsa u përket ilaçeve, mundohuni të merrni me vete, të paktën një termometër dhe disa hapa për temperaturën. Megjithatë, para se të niseni për rrugë, është mirë të bëni një konsultë me mjekun tuaj pediatër.

Nëse udhëtimi juaj është jashtë shtetit, ja disa këshilla të nevojshme:
– bëji një kontroll teknik makinës (nëse do të udhëtoni me makinën tuaj)
– kontrolloni vlefshmërinë e dokumenteve ( këtu përfshihen karta krediti, pasaporta dhe sigurimi i shëndetit dhe veturës) nëse këto nuk i keni në rregull, nis që një muaj para ti rinovosh.
– kontrolloni nëse në vendin ku ju po shkoni është e nevojshme marrja e një vize (të pyesni në ambasadë, apo në konsullatë)
– kontrollo listën e vaksinave të detyrueshme, apo të këshillueshme që duhen bërë në varësi të vendit ku shkon
– para se të vendosni se cili do jetë destinacioni juaj, informohu për të kontrolluar që nuk ka probleme të tipit, sanitare, politike etj.
– është gjithnjë e këshillueshme të rikonfirmoni prenotimin e fluturimit disa ditë më parë (mania e kompanive të fluturimit, që të shesin sa më shumë bileta të munden është ë zakonshme)
– vendosni një shënim në çdo bagazh duke shënuar: emër, mbiemër, adresë të plotë dhe numër celulari, i cili duhet të jetë gjithnjë funksional, bashkë me prefiksin e vendit tuaj (për Shqipërinë është + 355)
– nëse udhëtimi juaj do të jetë me tren, kujtohuni të kontrolloni biletën, para se të hipni në vagon.
– bëni një sigurim jete, i cili mbulon çdo të papritur të udhëtimit (apo dhe zhdukjen e bagazheve.
– hy në Internet dhe kërko të gjitha informacionet mbi vendin që do vizitosh, fillimisht kushtet klimatike dhe temperaturat mesatare (kjo dhe për të vendosur se çfarë rrobash do merrni me vete)
– nëse shkoni në një vend ku nuk përdoret euro, informohu mbi shkëmbimin valutor
– verifikoni limitin e bagazheve (peshën dhe përmasat) që mund të marrësh në avion, qoftë atë që do e kalosh në bagazhin e avionit, qoftë atë që do e mbash me vete në kabinë.
– kërkoji bankës të të rrisë mundësinë e shpenzimeve me karta krediti (edhe në rastin kur nuk ke ndërmend ti përdorësh)
– vendosni programin e postës elektronike (qoftë në shtëpi, qoftë në zyrë) shënoni një mesazh me përgjigje automatike.
– modifikoni mesazhin e sekretarisë telefonike, për të informuar të gjithë (përfshi dhe hajdutët) për mungesën tuaj, ose vendosni transferimin e telefonatave në një numër tjetër.
– për të mos bllokuar postën tuaj elektrike: ndërpriti regjistrimin tek listat e emaileve që kanë shumë anëtarë
– jepini një kopje të çelësave të shtëpisë një njeriu të besuar (fqinjit, apo të afërm)
– kontrollo nëse në vendin që po shkon punon telefoni juaj celular
– merrni me vete karikues universalë, pasi jo gjithë bota punon me të njëjtin standard korrenti
– kontakto me miq dhe të afërm për të të shoqëruar në aeroport, apo në stacion (dhe u premto që kur të vish do i sjellësh nga një dhuratë secilit)