Moti i ftohtë na bën më të ndjeshëm ndaj viruseve. Për ta ndihmuar trupin që të mbrohet, mund t’i përdorni këto vajra eterike çdo ditë.
Viruset që shkaktojnë grip dhe ftohje bëhen më aktive kur është ftohtë dhe kur ajri është i thatë. Lagështia e zvogëluar do ta thajë mukozën e hundës, që është arsyeja se pse ajo do t’i eliminojë në mënyrë më pak efektive mikroorganizmat nga ajri.
Në qoftë se do t’i përdorni këto vajra esenciale, hapësira ajrore në të cilën qëndroni jo vetëm që do të bëhet më e freskët dhe më e lagësht, por do të reduktohet përqendrimi i mikroorganizmave. Ekspertët rekomandojnë që këto vajra t’i përdorni duke i shtuar ato në banjë apo në ndonjë shandan aromatik.
Mos i aplikoni vajrat direkt në lëkurë, veçanërisht në qoftë se ajo është më e ndjeshme. Mos harroni të merrni frymë ngadalë dhe thellë duke e shijuar erën e këndshme të shtëpisë suaj, derisa e forconi imunitetin.
Vaji i mentës. – Studimet kanë treguar që vaji i mentës ka veti të shkëlqyera antimikrobiale. Inhalimi i mentës do t’i lehtësojë bllokimet (zëniet) e sistemit të frymëmarrjes dhe presionin në sinuse.
Vaji i eukaliptit. – Vaji i eukaliptit ka veti të fuqishme antioksiduese dhe antivirale. Inhalimi i këtij vaji do ta hollojë mukusin, i cili është akumuluar në traktin respirator dhe e lehtëson kollitjen.
Vaji i rigonit. – Ka veti të shkëlqyera antibakteriale, ndërsa njëkohësisht është edhe qetësues. Studimet kanë treguar se vaji i rigonit është shumë efektiv në luftimin e infeksioneve të sinuseve. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!
Ilaçi natyral që kuron dhimbjet e nyjave dhe shpinën, pastron gjakun nga helmet!
Nëse pini birrë nga shishja apo kënaçja, bëni gabim të madh – ja përse gjithmonë dhe duhet patjetër të pini nga gota
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve