Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se vaji i peshkut mund të mbrojë kundër efekteve negative të stresit në zemër, falë acideve yndyrore omega 3.
"Sot, stresi është bërë pjesë normale e jetës së përditshme," deklaroi studiuesi kryesor prof. Jason Carter, duke shtuar se "me gjithë këtë nuk na shkojnë në favor shprehitë ushqimore të cilat organet tona i vendosin nën stres edhe më të madh."
Në studimin e publikuar në American Journal of Physiology, morën pjesë 67 persona me nivele normale të shtypjes së gjakut. Pjesëmarrësit brenda një periudhe prej 8 javësh çdo ditë kishin marrë 9 gramë suplemente të vajit të peshkut.
Në fund të hulumtimit shkencëtarët bënë teste të ndryshme, duke përfshirë matjen e niveleve të shtypjes së gjakut dhe të rrahjeve të zemrës. Rezultatet e testit treguan se suplementet e reduktojnë nivelin e kortizolit në trup, e rregullojnë nivelin e ritmit të zemrës dhe e zvogëlojnë nivelin e radikaleve të lira.
Shkencëtarët nuk e kanë vërejtur ndonjë efekt në nivelin e shtypjes së gjakut, transmeton Koha.net. Këto rezultate sugjerojnë se vaji i peshkut e ka një efekt të shkëlqyer në shëndet dhe i redukton efektet e dëmshme të stresit në organizëm.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se stresi e rrit rrezikun e inflamacionit kronik në trup, që është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë