LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi për erë goje të këndshme

Ushqimi për erë goje të këndshme

Era e gojës mund të jetë e pakëndshme për shumë arsye, për shkak të konsumimit të pamjaftueshëm të lëngjeve, konsumimit të përditshëm të qepës dhe hudhrës, problemeve me dhëmbë, fyt, lukth, ndërsa arsyeja më e shpeshta janë ushqimi jo i duhur. Ja çfarë duhet të bëni.

Nutricionistët këshillojnë se si ta përmirësoni erën e gojës dhe të liroheni nga gjendja e pakëndshme me ndihmën e disa ushqimeve. Në vend të çamçakëzëve dhe bonboneve pepermint më e shëndetshme dhe më efektive është të përdorni bimët mëlmesa, pemët dhe perimet.

Gjethi i majdanozit, koriandri, rozmarina, borziloku, kardamomi janë bimë shëruese që u japin shije të shkëlqyeshme ushqimeve, por në gjendje të freskët, kur hahen në mënyrë shumë efikase shkatërrojnë bakteret në zgavrën e gojës dhe duhmën e bëjnë shumë të këndshme. Këto mëlmesa mund t’i konsumoni edhe në gjendje të thatë.

Çaji nga gjethet e nenexhikut (mentës) qetëson problemet me stomak, përmirëson tretjen, por edhe freskon duhmën e gojës. Përveç kësaj, vepron si qetësues i lehtë, është mjet i shkëlqyeshëm kundër stresit dhe ftohjes, dhe mund ta konsumoni çdo ditë, në vend të kafesë e cila po ashtu është një nga shkaktaret e erës së pakëndshme.


Çaji i sherbelës është mjet natyror për shpëlarjen e zgavrës së gojës dhe fytit. Nëse problemi i erës së keqe është në fyt ose në bajamet e pezmatuara, sherbela do të largojë këtë problem.

Materiet aktive të jogurtit janë çudibërëse për stomakun, dhe rezultatet e hulumtimeve mjekësore kanë treguar që njerëzit të cilët pinë më shpesh jogurt kanë erë më të mirë, sepse pija e popullarizuar e pasur me vitaminë D zvogëlon praninë e baktereve në gojë.

Pemët dhe perimet të pasura me celulozë po ashtu rekomandohen në këtë rast. Molla e freskët, karota ose selinoja janë aleatë të shkëlqyeshëm në luftën kundër kundërmimit të gojës, transmeton Koha.net. Derisa i përtypni ato nxisin tajitjen e pështymës dhe në këtë mënyrë “shpërlajnë” gojën.

Vitamina C parandalon zhvillimin e baktereve dhe përmirëson imunitetin. Ushqimet e pasura me të, siç janë speci, agrumet, lakra…, hajini sa më shumë në gjendje të freskët, sepse gjatë përpunimit termik zhduket ky përbërës i çmuar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori