LAJMI I FUNDIT:

United në gjurmët e Stekelenburg

United në gjurmët e Stekelenburg

Manchester United e sheh portierin holandez, Marteen Stekelenburg, si portierin që do ta zëvendësojë legjendarin Edwin van der Saar, njofton Oranje VI.

27-vjeçari Stekelenburg është numri një i Holandës dhe natyrisht është i paprekshëm te Ajaxi. Van der Saar është 40 vjeçar dhe sezoni i ardhshëm pritet të jetë i fundit për të në karrierë.

Përveç golit të pësuar nga Forlan, ku Stekelenburg nuk u shfaq aspak i sigurt, në përgjithësi ai ka shfaqur paraqitje mbresëlënëse, duke tërhequr interesimin e shumë skuadrave evropiane. /Telegrafi/