LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit kishin patur rastin të shkatërrojnë aeroplanët më të mirë luftarakë rusë por Shtëpia e Bardhë kishte thënë jo

Ukrainasit kishin patur rastin të shkatërrojnë aeroplanët më të mirë luftarakë rusë por Shtëpia e Bardhë kishte thënë jo

Për muaj të tërë, zyrtarët ukrainas i kanë lutur aleatët e tyre perëndimorë që t’ju japin leje të përdorin armët më të mira, në veçanti raketat balistike – që të godasin aeroplanët luftarakë rusë që ishin të parkuar në një fushë të hapur në bazën ajrore brenda territorit rus – që fluturonin shkurt nëpër qytetet ukrainase.

Për muaj këtë aleatë ishin skeptikë për këtë kërkesë, duke u thirrur në rrezikun e eskalimit të një lufte më të gjerë, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, inteligjenca ukrainase njoftoi se ka shkatërruar së fundmi një aeroplan luftarak rus Sukhoi Su-34 – si dhe dëmtuan pjesërisht dy Su-34.


Nga inteligjenca ukrainase publikuan imazhet satelitore të një baze ajrore, që tregonin qartë pasojat e këtij sulmi në këtë bazë ajrore.

Duke marrë parasysh se Voronezh Malshevo është një bazë ajrore mirë e ruajtur, ukrainasit kërkuan leje nga perëndimorët që të përdorin raketat e tyre më të mira amerikane që ta sulmojnë. Bëhet fjalë për sistemin raketor ATACMS që është pothuajse i paiterceptueshëm.

Por ishte administrate e presidentit amerikan Joe Biden që i tha jo një kërkese të tillë të ukrainase. Jake Sullivan, këshilltar për siguri kombëtare i Bidenit tha se “politika amerikane nuk ka ndryshuar”.

Ai theksoi se ukrainasit mund të përdorin ATACMS për të shënjestuar rusët vetëm në zonat e pushtuara të Ukrainës, e jo në territorin rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori