LAJMI I FUNDIT:

Ukraina po bën gjithçka që të shpëtojë ushtarët e mbetur në Azovstal – rusët duan t’i marrin në pyetje 

Ukraina po bën gjithçka që të shpëtojë ushtarët e mbetur në Azovstal – rusët duan t’i marrin në pyetje 

Ukraina po “bënë gjithçka” që të shpëtojë luftëtarët e mbetur të ngujuar brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, ka bërë të ditur një zyrtare e lartë e këtij vendi, raporton BBC.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar, ka thënë se Kievi e di saktësisht se sa ushtarë janë brenda fabrikës, por ka theksuar se bëhet fjalë për “informacione të ndjeshme”, transmeton Telegrafi.


Të hënën 264 luftëtarë ukrainas, disa prej tyre të plagosur rëndë – janë evakuuar nga Azovstali që mbahet i rrethuar nga forcat ruse.

Pamjet e filmuara me dron, shfaqin momentin kur ushtarët e plagosur ukrainas nga Azovstali barten me barela nëpër autobusë
Lexo po ashtu Pamjet e filmuara me dron, shfaqin momentin kur ushtarët e plagosur ukrainas nga Azovstali barten me barela nëpër autobusë

Madje shtatë autobusë janë parë duke i transportuar ushtarët ukrainas. E më vonë gjatë ditës së hënë konvoji ka arritur në Olenvik, fshat ky që është nën kontrollin e separatistëve pro-rusë në rajonin e Donbasit.

Gjykatësit rusë kanë deklaruar se do të marrin në pyetje të gjithë ushtarët ukrainas, në kuadër të hetimeve që Moska po i përshkruan si “krime të regjimit ukrainas kundër civilëve në Donbas”.

Në anën tjetër, Ukraina dëshiron që ushtarët e saj – mbrojtësit e fundit të qytetit port në jug të vendit, t’i shkëmbej ushtarët me ata rusë, në kuadër të marrëveshjes për evakuim që e ka konfirmuar edhe Moska.

Shtohen zërat se Putin është i sëmurë, gjatë takimit me homologun nga Taxhikistani bënte lëvizje të çuditshme
Lexo po ashtu Shtohen zërat se Putin është i sëmurë, gjatë takimit me homologun nga Taxhikistani bënte lëvizje të çuditshme

Qindra ushtarë ukrainas – marinsa, pjesëtarë të gardës nacionale (përfshirë batalionin Azov), rojat kufitare, policë e njësi të mbrojtjes territoriale – si dhe një numër i civilëve me fëmijë kanë qenë të strehuar në fabrikës që kur trupat ruse rrethuan me Mariupolin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori