LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e filmuara me dron, shfaqin momentin kur ushtarët e plagosur ukrainas nga Azovstali barten me barela nëpër autobusë

Pamjet e filmuara me dron, shfaqin momentin kur ushtarët e plagosur ukrainas nga Azovstali barten me barela nëpër autobusë

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka urdhëruar ushtarët që ishin “strehuar” në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, që të dorëzohen.

Pas më shumë se dy muajsh, dhjetëra luftëtarë ukrainas janë dorëzuar te trupat ruse që kishin rrethuar Azovstalin në Mariupol, transmeton Telegrafi.


Ministria ruse e Mbrojtjes, ka njoftuar se 265 ushtarë ukrainas janë dorëzuar nga fabrika Azovstal në qytetin port Mariupol. Mbi 50 prej tyre janë të plagosur rëndë, të cilët janë dërguar në spitalin e qytetit Novoazovsk.

Ukrainasit pretendojnë se afro 28 mijë ushtarë rusë janë vrarë, nga fillimi i agresionit rus në këtë shtet
Lexo po ashtu Ukrainasit pretendojnë se afro 28 mijë ushtarë rusë janë vrarë, nga fillimi i agresionit rus në këtë shtet

Madje janë publikuar pamjet e para të filmuara nga ajri me dron, ku shihet sesi transportohen deri te autobusët me barela ushtarët e plagosur ukrainas.

Në anën tjetër raportohet se të paktën shtatë autobusë me ushtarë ukrainas, janë larguar nga Azovstali, raporton Reuters.