LAJMI I FUNDIT:

Uji i pishinës mund t’ju infektojë me diarre

Uji i pishinës mund t’ju infektojë me diarre

Të tjera lajme të këqija vijnë, sa i përket shfrytëzimit të pishinës.

Ditë më parë kemi mësuar se sytë e kuq nuk i shkakton klori, por urina dhe djersa që ndodhet në ujin e pishinës, e kësaj radhe, zbulohet se në pishinë mund të infektohemi dhe të kemi diarre.

Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve nga Uji, në Shtetet e Bashkuara ka zbuluar 90 sëmundje të barkut që vijnë nga infektimi në pishinë.

Gjetjet që janë bërë në 32 shtete të SHBA-ve dhe në Puerto Riko, rezultojnë se e kanë vetëm një emërues të përbashkët, që është uji i pishinës.


Në këtë ujë jeton paraziti i quajtur Cryptosporidium, që shkakton vjellje dhe kryesisht diarre.

Ky parazit mund të qëndrojë deri në dhjetë ditë, pa marrë parasysh se sa shumë kemikate i hidhen ujit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori