Në një ceremoni madhështore të organizuar në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, mbi 700 studentë të nivelit bachelor e master kanë marrë pjesë në ceremoninë e graduimit për vitin akademik 2017/2018.
Gjatë kësaj ceremonie madhështore, dhjetëra profesorë të UBT-së dhe mijëra prindër kishin ardhur për t’i kurorëzuar sukseset e fëmijëve të tyre, derisa të pranishëm kishte edhe mysafirë të shumtë nga Kosova e ndërkombëtarë.
Me këtë rast, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me theks të veçantë i ka falënderuar studentët që kanë zgjedhur UBT-në për përfundimin e studimeve të nivelit universitar, teksa i uroi ata për suksesin e përbashkët të arritur.
“Ju zgjodhët drejtimet unike që ofron ky institucion, vlerat kulminante të programeve akademike, prestigjin ndërkombëtar të tij, rrugën e trasuar suksesshëm në të gjitha fushat nga drejtuesit, profesorët vendorë e ndërkombëtarë, studentët tanë”, theksoi rektori Hajrizi.
Tutje, ai tha se studentët e diplomuar tashmë janë ambasadorë dhe përfaqësuesit më të mirë të UBT-së dhe shtetit të Kosovës.
“Sot, ne jemi të lumtur që, në përmbyllje të studimeve tuaja, të themi me plotë të drejtë që ju jeni profesionistët e së ardhmes. Të gatshëm për të dalë të tregun e punës, për t’u bërë kolegë më shumë ish-studentët tanë, me të cilët kemi të drejtë të krenohemi dhe krenohemi gjithnjë. Ju them pa frikë se do ta keni vështirë të shkoni në ndonjë institucion, fakultet, ndërmarrje, kompani e të mos gjeni aty ish-studentë të UBT-së. Ndaj jam i sigurt që, kudo që shkoni do ta përfaqësoni në mënyrën më të denjë UBT-në”, ka thënë Hajrizi.
“Brenda këtyre tre viteve të studimeve ju u bëtë pjesë e familjes së madhe të UBT-së. Institucionit që mbushi 17 vite pune akademike, duke qenë: Sinonim i cilësisë, novatorizmit, ndërkombëtarizimit, hulumtimit dhe sinonim i suksesit”, shtoi rektori Hajrizi, duke iu drejtuar studentëve.
Felix Breitenesker, profesor nga Universiteti për Teknologji i Vjenës, si dhe profesori i Universitetit “Patras” nga Greqia, kanë uruar gjeneratën për sukseset dhe thanë se ndjehen të emocionuar dhe të mrekulluar nga ajo që ka panë gjatë kësaj ceremoninë.
Ata thanë se studentët të cilët po gradohen sot fillon një kapitull i ri, teksa porositën studentët që ta sfidojnë dhe ta gjejnë vetën edhe në tregun e punës.
Në vijim studentët kanë dhënë betimin akademik dhe janë pajisur me certifikata, kurse në fund të ceremonisë, studentët kanë hedhur kapelat studentore, e cila është një traditë në këso ngjarjesh.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur