LAJMI I FUNDIT:

Tshabalala: Dua të luaj në Evropë

Tshabalala: Dua të luaj në Evropë

Ylli i Afrikës së Jugut, Siphiwe Tshabalala, ka folur për dëshirën e tij për të luajtur në Evropë me Wiganin, Hannoverin dhe PSG të interesuara për shërbimet e tij.

“Unë jam transfer me parametra zero dhe është normale që njerëzit të interesohen për mua. Mendoj se kam pasur një Botëror mjaft të mirë, përkundër eliminimit në rrethin e parë. Kaiser Chiefs janë sjellë mirë me mua, por unë dua të luaj në Evropë”, theksoi Tshabalala për Sky Sports.

Tshabalala ishte pjesë e përfaqësueses së Afrikës së Jugut, në Botërorin e sivjetmë dhe njëherësh është njeriu që e shënoi golin e parë të këtij Botërori. /Telegrafi/