Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një shtrirje dy-javore “të vështirë” përpara, pasi zgjati masat distancuese mbarëkombëtare që – edhe nëse ndiqen nga afër – ende mund të nënkuptojnë më shumë se 100,000 dhe deri në 240,000 amerikanë të vdesin nga coronavirusi.
Ky siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, ishte një mesazh i fortë nga një president i cili kaloi javë me radhë duke minimizuar ashpërsinë e virusit dhe vuri në dyshim ndikimin e tij të mundshëm në Shtetet e Bashkuara.
Por, siç shkruan tutje CNN, Trump nuk minimizoi atë që është bërë kriza më e rëndë e shëndetit publik në dekada, gjatë fjalimeve të tij të martën.
Në vend të kësaj, ai këshilloi amerikanët që ditët më të errëta mund të vijnë akoma.
“Unë dua që çdo amerikan të jetë i përgatitur për ditët e vështira që do të vijnë. Ne do të kalojmë një dy javësh të ashpër”, ka thënë Trump.
Pasi foli Trump, zyrtarët e lartë të shëndetit në grupin e punës së Trump prezantuan një seri të dhënash që tregonin modelet e tyre për mënyrën sesi masat e distancimit shoqëror mund të ndihmojnë në parandalimin e vdekjeve potencialisht deri në miliona njerëz.
Por në një parashikim të ashpër, Dr. Deborah Birx tha që edhe nëse udhëzimet federale ndiqen saktësisht, deri në 240,000 vdekje ende mund të ndodhin.
Zyrtarët ishin të shpejtë për të thënë që ata nuk e pranuan atë shifër si të paracaktuar. Por modeli shtroi “shkatërrimin e mundshëm që shpërthimi mund të shkaktojë”.
“Ne duhet ta mbajmë veten”, tha Dr. Anthony Fauci, një tjetër ekspert i lartë mjekësor në ekipin e Trump, para gazetarëve. “Ne po vazhdojmë të shohim që gjërat rriten. Ne nuk mund të dekurajohemi nga kjo sepse zbutja në të vërtetë po funksionon dhe do të funksionojë”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre