Tri gjëra që nuk preferohet t’i bëni menjëherë pasi keni ngrënë

Nëse prindërit tuaj ju kanë paralajmëruar si fëmijë që të mos shkoni për të notuar të paktën gjysmë ore pas një vakti, ata kishin të drejtë. Domethënë, ka disa gjëra që nuk preferohet të bëhen menjëherë pas ngrënies
Për ta lehtësuar tretjen, rekomandohet të pini një gotë ujë pas një vakti dhe të bëni një shëtitje të lehtë. Kjo do t’ju ndihmojë ta rregulloni sheqerin në gjak dhe do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.
Por, duhet t’i shmangni këto tri gjëra:
Mos i lani dhëmbët
Sipas klinikës Mayo, duhet të shmangni larjen e dhëmbëve menjëherë pas ngrënies, nëse keni ngrënë ose pirë ndonjë gjë acidike, si limonët dhe frutat tjera agrume, ose nëse keni pirë verë. Në këtë rast duhet të prisni 30 minuta para pastrimit, sepse mund ta dëmtojë smaltin, transmeton Telegrafi.
Mos flini
Vaktet para gjumit mund të çojnë në urth dhe dhimbje të tjera stomaku dhe ta prishin cilësinë e gjumit tuaj. Sipas mjekëve nga klinika Mayo, duhet të prisni të paktën tre orë pas ngrënies.
Kjo për shkak se ushqimi që mbetet në trupin tonë nuk mund të përpunohet njësoj si kur jemi ulur ose kryejmë ndonjë lloj aktiviteti fizik, siç është ecja. Në vend të kësaj, ushqimi dhe acidi kthehen në ezofag dhe më pas mund të keni urth.
Mos ushtroni
Ushtrimi ose aktiviteti i tepërt fizik pas një vakti nuk është një ide e mirë nëse doni t’i shmangni shqetësimet e stomakut ose ngërçet e muskujve. Nëse hani një vakt të madh, prisni tre deri në katër orë para se të ushtroni. Nëse keni një meze të lehtë ose një vakt të vogël, pritni të paktën një orë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker