LAJMI I FUNDIT:

“Tri Dritare dhe Një Varje” shpërblehet në dy festivale të ndryshme

“Tri Dritare dhe Një Varje” shpërblehet në dy festivale të ndryshme

Filmi i parë i propozuar për Oskar nga Kosova, “Tri Dritare dhe Një Varje” shpërblehet në Cottbus të Gjermanisë dhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Selanik të Greqisë.

Në Festivalin e Kinemasë të Evropës lindore–Festivali i Filmit Cottbus, filmi i regjisorit Isa Qosja, me skenar nga Zymber Kelmendi merr çmimin “Dialog Prize” si dhe “Special Mention” nga juria ndërkombëtare e filmit në Cottbus.

Për çmimin “Dialog Prize” në komunikatën e festivalit shkruan: “Çmimi për dialog të komunikimit ndërkulturor shkon te një film i cili me një gjuhë kinematike shumë të matur shpreh limitet e një njeriu që përballet me fuqinë e një kulture mbizotëruese. Duke marr një qëndrim dhe duke vënë në pikëpyetje shoqërinë ky film thekson rëndësinë e guximit.”


Ky film fitoi edhe çmimin e audiencës në Festivalin e 55-të Thessaloniki International Film Festival në të cilën ishte pjesë e programit “Balkan Survey” po të njëjtën natë me 8 Dhjetor 2014.

Filmi “Tri Dritare dhe Një Varje” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike “CMB” me producent Shkumbin Istrefi dhe Mentor Shala.

Projekti filmik ‘Tri Dritare dhe Një Varje” është prezantuar në vitin 2012 në tregun e koproduksionit Connecting Cottbus (coco) ku ka fituar çmimin “Best Pitch Award”. /KP/

Në trend Kultura

Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Kulture
Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Kulture
RAMON

RAMON

Poezi
Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Piktura
Eggs Benedict

Eggs Benedict

Fjala+
FËMIJA

FËMIJA

Poezi
Kalo në kategori