LAJMI I FUNDIT:

TrePharm #KUJDESET për Shoqatën e Pensionerëve të Kosovës

TrePharm #KUJDESET për Shoqatën e Pensionerëve të Kosovës

Shumë shpejtë Shoqata e Pensionerëve të Kosovës aktivitet e saja do t'i zhvillojë në objektin e renovuar, e cila do të financohet nga fondi i grumbulluar i fushatës së bamirësisë #KUJDESEMPERTY, e mundësuar nga TrePharm.

TrePharm ka lansuar fushatën e saj të bamirësisë #KUJDESEMPERTY ku për cdo produkt të shitur TrePharm do të ndanë 3 cent për Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës. Me fondin e grumbulluar nga fushata #KUJDESEMPERTY do të mundësohet renovimi i objektit të Shoqatës së Pensionerëve të Kosovës, të cilët për një kohë të gjatë zhvillojnë aktivitet e tyre në objektin i cili është në gjendje të vështirë për të zhvilluar aktivitet e saja ditore. Shuma e dedikuar për këtë kampanjë është 30,000 euro, ndërsa qëllimi i kësaj kampanje është që të arrihet vlera deri në 50,000 euro.

“Njëra prej qështjeve prioritare për TrePharm është Lumturia e Njeriut, zhvillimi social dhe mbrojtja e mjedisit. TrePharm ndihet shumë krenare të mbështetë Komuntetin e Shoqatës së Pensionerevë përmes kampanjës së bamirësisë #KUJDESEMPERTY ku fondi i grumbulluar nga kjo fushatë do të përdoret për renovimin e objektit të Shoqatës Së Pensionerëve, qëllimi tjetër i rëndësishëm është krijimi i mundësisë që të gjithë qytetarët e Kosovës të ndihen kontribues për këtë komunitet” – ka thënë Drejtori Ekzekutiv Mërgim Prishtina

Ditët tona të punës, profesionit, angazhimeve kanë qenë ditët më të mira të jetës për të gjithë Ne, gjyshërit tuaj, Prindërit e tuaj – Pensionistë, mirëpo edhe pse tash jemi Pensionistë, Ne akoma vazhdojmë të punojmë dhe të agazhohemi me përkushtimin e njejtë në aktivitetet tona të ndryshme për tu munduar të gëzojmë jetën njejtë si ju, e gjithashtu edhe për ti shërbyer këtij vendi aty ku mundemi Ne. Mbështetja nga TrePharm është një dhuratë shumë e rëndësishme për komunitetin tonë, renovimi i objektit të Shoqatës së Pensionerëve ka qenë njëra nga objektivat tona më të rëndësishme mirëpo për ta realizuar atë ka qenë gati e pamundur për ne, gjithashtu akoma më e mirëseardhur është edhe mbështeja dhe kujdesi i gjithë qytetarëve për komunitetin tonë.” – tha drejtori i Shoqatës së Pensinerëve të Kosovës- në Prishtinë – Z.Shaip Vitia


Ideatorët dhe implementuesit e fushatës Republika Communications njoftojnë se TrePharm gjithashtu profilin zyrtarë të saj në Facebook do të ja dedikoj këtij komuniteti, duke i ofruar hapësirën për publikim të thënieve të menqura, fjalëve të urta të Gjyshërve apo Prindërve Pensionerë të të gjithë komunitetit.

Ngjarja publike për lancimin zyrtarë të kampanjës #KUJDESEMPERTY është mbajtur sot në Shoqatën e Pensionerëve të Kosovës, prej orës 15:00.

Kjo kampanjë është kampanjë njëvjeqare dhe zhvillohet në disa faza, në fazën e parë me fondin e grumbulluar do të renovohet objekti i Shoqatës së Pensionerëve në Prishtinë, e në fazat e tjera të kampanjës do të renovohen Shoqatat e Pensionerëve në Prizren, Gjilan e për të vazhduar më tutje në qytetet e tjera të Kosovës.

Për TrePharm – Trepharm është prodhuesi i parë i barnave, i ndërtuar sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare të cilësisë.

Fabrika posedon dy njësi të prodhimit, aktualisht në funksion është njësia për prodhimin e formave të ngurta farmaceutike si: tableta, kapsula dhe pluhura për suspension oral, ndërsa në proces të finalizimit është faza e dytë me linja të reja të prodhimit sic janë: format e dozuara sterile (ampullat, pikat për sy), format e dozuara jo sterile (shurupet e lëngshme, supozitorët), forma për përdorim të jashtëm (kremrat dhe yndyrat).

Trepharm posedon edhe laboratorin për kontroll të cilësisë TreLab, i akredituar edhe për kontroll të kualitetit për palë të treta (barna dhe ushqim).

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori