LAJMI I FUNDIT:

Tre vëllezërit Kojqiqi, ambasadorët e kardiokirurgjisë kosovare në botë!

Tre vëllezërit Kojqiqi, ambasadorët e kardiokirurgjisë kosovare në botë!

Pa kaluar akoma tre muaj që nga hapja zyrtare e Spitalit të ri Amerikan në Prishtinë, pranë QKUK-së, stafi mjekësor i këtij spitali gjithnjë e më shumë po dëshmon se është lider në vend në fushën e shëndetësisë.

Pas sukseseve të shumta që Spitali Amerikan ka sjellë në Kosovë dhe Shqipëri, duke arritur aspiratat që ka vënë vetës për një shëndetësi të përmasave botërore, arritjet e tij nuk kanë të ndalur.

Kujtojmë faktin se për herë të parë në Kosovë stafi i mjekëve kardiokirurg përbërë nga tre vëllezërit Dr. Besnik Kojcici, kirurg Kardio – Vaskular, Dr.Arben Koiqiqi kirurg Kardio-Torakal dhe Dr. Fatos Kojqiqi – kirurg Kardio-Torakal realizuan për herë të parë në vendin tonë operacionin në zemër me metodën Off Pump. Metodë kjo, që do të thotë pa e ndaluar funksionin normal të zemrës, pa futjen e pacientit në aparatin (pompen) ekstrakorporale.

Spitali Amerikan, përveç këtij suksesi, për herë të parë në Kosovë, gjithashtu ka realizuar edhe ndërrimin e valvulës mitrale në zemër, ndërhyrje kjo kirurgjikale me një anestezion specifik i quajtur Anestezion Epidurialë, ku pacienti gjatë gjithë kohës është i vetëdijshëm dhe komunikon me doktorët.


Së fundmi, Departamenti i Kardiokirurgjisë, ka arritur edhe suksesin tjetër shumë të madh, duke sjell gjithmonë premierat e ndërhyrjeve kirurgjikale të shëndetësisë botërore në vendin tonë.

Suksesi i radhës i arritur nga ekipi profesionist i mjekëve kardiokirurgë, me në krye Dr. Besnik Kojcici, kirurg Kardio – Vaskular është metoda e zëvendësimit të valvulës aortale me valvula Freestyle.

Valvula Freestyle, me një afat 14-16 vjet, është një valvul e re që zëvendëson në mënyrë të përkryer valvulën fiziologjike të pacientit.

Kjo valvul ofron një hemodinamikë të lartë dhe jetëgjatësi.

Një dizajn unik, i plotë, valvula Freestyle ofron opsione të shumta implantimi për të trajtuar valvulën dhe patologjitë e ndryshme të saj. Po ashtu edhe ndërhyrjet në rrënjën e aortës bëhen me anë të kësaj valvule pa patur nevojë për ndonjë protezë artificialë. E ngjashme me një valvul natyrale, valvula Freestyle mundëson: qarkullim më të mirë të gjakut dhe pacientët nuk kanë nevojë për antikoagulim siç kanë nevojë me valvulat e tjera.

Pacienti A.Q, rreth të 70-ve, të cilit edhe i është realizuar kirurgjia e valvulës Freestyle me sukses, tashmë ndihet shumë mirë. Ai falënderon Spitalin Amerikan për mundësit që ofron për shërim si dhe mjekët profesionistë që ka ky spital.

“Unë tashmë po ndihem shumë mirë dhe falënderoj shumë mjekët e Spitalit Amerikan që pacientëve ju kanë mundësuar një shëndetësi të nivelit të lartë botërorë. Ne nuk kemi nevojë të shkojmë në vendet e rajonit e as në ato të Evropës pasi që Spitali Amerikan i ka të gjitha”, tha pacienti A.Q.

Ndërsa Dr. Besnik Kojcici kirurg Kardio – Vaskular në Spitalin Amerikan, tha se valvula Freestyle është operacioni i parë i këti lloji që kryhet në Kosovë, dhe pikërisht në Spitalin Amerikan.

“Në Spitalin Amerikan, për herë të parë ekipi i kardiokirurgjisë ka bërë implantimin me sukses të një valvule Freestyle tek një pacient 70 vjeçar. Tashmë kjo metodë, zëvendësimi i valvulës aortale me protezat Freestyle, është një nga metodat më të aplikuara në pacientët me këtë problem”, thotë Dr. Besniku.

Ka shumë mënyra për të implantuar një valvulë të tillë, gjithmonë në varësi të situatës apo gjendjes së strukturave anatomike ku bëhet implantimi. Më të shpeshtat janë teknika Subkoronare komplet apo e modifikuar, zëvendësimi komplet i rrënjës së aortës, disekacion i shkurtër i aortës ashendente, aneurizma e aortës ashendente etj.

Një përparësi tjetër e protezës (valvulës) Freestyle ndaj protezave me unazë është fakti se tek pacientët me një protezë (valvule) freestyle, i cili do të ketë nevojë për një ndërhyrje pas kalçifikimit të saj (15 vjet), ekziston mundësia e një implantimi të një valvule tjetër me anë të kateterit. Valvul në valvul (Transfemoral ose Transapikal) është një metodë që ka marrë një shpërndarje të madhe në vendet e zhvilluara.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori