LAJMI I FUNDIT:

“Trangullat”, komedi që duhet ta shihni (Foto/Video)

“Trangullat”, komedi që duhet ta shihni (Foto/Video)

Komedia "Trangullat", çdo të enjte ne ora 19:30, në Teatrin "Dodona"

Të premten, më 31 tetor, në Teatrin e Qytetit të Prishtinës – DODONA, në ora 19:30, u dha premiera e komedisë “Trangullat”, regjinë e së cilës e ka bërë Agim Selimi. Jahi Jahiu është autorit të tekstit të shfaqjes, përmes së cilës dalin në pah realitetet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës çdo ditë. Repriza është dhënë edhe të shtunën, më 1 nëntor.

Kjo shfaqja ka një ekip në përbërje të katër aktorëve të rinj, por të dëshmuar, që janë: Muhamet Arifi, Mirsad Ferati, Burim Koprani dhe Florentina Ademi.


“Trangullat” është një komedi shqiptare, me autor shqiptar, qe merret me problemet tona të cilat i kemi vuajtur dhe vazhdojmë t’i vuajmë, sepse personazhe janë të njohura për ne, kemi dëgjuar për ta, apo mbase kemi pasë punë me të njëjtit.

Regjisori i kësaj komedie, Agim Selimi, ka thënë se shfaqja ka një humor thumbues, ku autori i ka skalitur shumë mirë personazhet, duke trajtuar realitetin tonë shoqëror.

Sipas tij, “Trangullat” përcjell mesazh të madh, duke shtuar se “është koha kur nëpërmjet humorit t’i shpërfaqim deformimet shoqërore, të cilat ndodhin në shoqërinë tonë”.

“Mendoj se kjo është një komedi që nuk mund të gjendet në dramaturgjinë tonë kombëtare”, ka thënë Selimi.

Fahredin Spahija, që ka konceptuar aspektin vizual të shfaqjes, thotë se punën ia kanë lehtësuar aktorët,
përmes lojës së tyre dhe mesazhit të tekstit dramatik.

“Jam munduar që ta bëjë një punë sa ma konkrete, që publiku të mund ta lexojë përmbajtjen e shfaqjes në shikim të parë”, ka shtuar Spahija.

Në anën tjetër, aktorët e shfaqjes – Muhamed Arifi, Burim Koprani, Florentina Ademi – kanë theksuar se personazhet e dramës “Trangullat” kërkojnë energji dhe mund të madh për tu realizuar. Ata kanë theksuar se puna, gjatë provave, është bërë në një atmosferë shumë të mirë dhe se janë ndjerë mirë që kanë qenë pjesë e këtij projekti. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Kulture
Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Kulture
RAMON

RAMON

Poezi
Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Piktura
Eggs Benedict

Eggs Benedict

Fjala+
FËMIJA

FËMIJA

Poezi
Kalo në kategori