LAJMI I FUNDIT:

Tottenham do të bëjë ofertë për Baptista

Tottenham do të bëjë ofertë për Baptista

Tottehami raportohet se është duke kërkuar mesfushorin me tipare sulmuese të Romës, Juio Baptista.

Datasport thotë se menaxheri i Spurs, Harry Redknapp është duke bërë hapa për të transferuar Baptistan, i cili mund të luajë edhe si mesfushor e edhe si sulmues i qendrës.

Baptista mendohet se dëshiron të largohet nga Roma gjatë kësaj vere dhe ka shprehur publikisht pakënaqësinë ndaj Claudio Ranierit. Braziliani më herët ka pasur një përvojë në Ligën Premier, me Arsenalin. /Telegrafi/