LAJMI I FUNDIT:

Torres: Interi? Asgjë konkrete

Torres: Interi? Asgjë konkrete

Asi i Liverpoolit, Fernando Torres, ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Anfield, përkundër spekulimeve se Rafael Benitez tashmë e ka transferuar atë te Inter.

“Është gjithnjë e mirë të lidhesh me klube të mëdha. Kjo më bën të ndihem mirë. Është gjë normale të jesh i lidhur me klube të mëdha të cilat janë të interesuara në ekipe si Liverpooli, që nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve. Por, përkundër këtyre zërave, nuk ka asgjë konkrete sa më përket mua”, deklaroi Torres për Radio Marca.

Liverpooli sezonin e ardhshëm nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve, me çka dhe rrezikohet seriozisht që t’i humbë yjet si Fernando Torres. /Telegrafi/