LAJMI I FUNDIT:

TKOB – Inva Mula çel sezonin me “Përrallat e Hofmanit”

TKOB – Inva Mula çel sezonin me “Përrallat e Hofmanit”

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do të ngrejë siparin e sezonit të ri artistik me operën premierë “Përrallat e Hoffmanit”.

Sezoni i ri parashikon befasi të mëdha të këndshme, pasi në skenë do të rikthehen emra të njohur si sopranoja Inva Mula, dirigjenti Ermir Krantja, tenori Josif Gjipali e shumë të tjerë.

Prej datës 1 tetor, kur do të shpallet zyrtarisht e hapur stina e re artistike e TKOB, për një javë publiku do të mund të ndjekë premierën e operës “Përrallat e Hoffmanit” me libret të Jacques Offenbach. Regjisore dhe interpretuese në këtë premierë do të jetë sopranoja e njohur Inva Mula.


Në 25 tetor, një tjetër figurë e artit shqiptar, dirigjenti Ermir Krantja do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për të drejtuar orkestrën në një koncert të veçantë për nder të sopranos Tefta Tashko Koço në 100-vjetorin e lindjes së saj. Koncerti do të ketë në program repertorin e sopranos së madhe lirike shqiptare. /BW/Telegrafi/