LAJMI I FUNDIT:

Thaçi uron Shotën

Thaçi uron Shotën

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve, “Shota”, me rastin përvjetorit të 50-të të krijimit si ansambël profesional.

Thaçi, përmes një mesazhi të postuar në llogarinë personale në Facebook, tha se “Shota” ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e këngës dhe valles shqiptare, si dhe me afrimin e vlerave të mirëfillta kulturore kombëtare siç është origjinaliteti i kostumeve, meloditë autentike dhe vallet e veçanta.

“Ky vit është jubilar për Ansamblin kombëtar ‘Shota’. Kjo ruajtëse e traditës së kulturës autoktone u themelua si shoqëri amatore me 1948 por më 1964 u njoh si ansambël profesional. Shota ka një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e këngës dhe valles shqiptare, si dhe me afrimin e vlerave të mirëfillta kulturore kombëtare siç është origjinaliteti i kostumeve, meloditë autentike dhe vallet e veçanta. Këto vlera i ka prezantuar në koncerte në mbi 50 shtete në katër anët e botës. Urime Shota, urime të gjithë pjesëtarëve të saj në gjeneratat e shumta!”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/