LAJMI I FUNDIT:

Thaçi ua prezantoi mundësit për investime afaristëve zviceranë dhe gjermanë

Thaçi ua prezantoi mundësit për investime afaristëve zviceranë dhe gjermanë

Kryeministri Thaçi ka njoftuar afaristët zviceranë dhe gjermanë që pas shpalljes së pavarësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës prioritet numër një ka konsolidimin dhe forcimin e shtetit, e në këtë kuadër zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rritjen e investimeve vendore dhe ndërkombëtare në vend, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën e pakompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, në funksion të përmbushjes së kritereve dhe standardeve të integrimit në institucionet euro-atlantike

Kryeministri Thaçi ka njoftuar afaristët që pas shpalljes së pavarësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës prioritet numër një ka konsolidimin dhe forcimin e shtetit, e në këtë kuadër zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rritjen e investimeve vendore dhe ndërkombëtare në vend, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, në funksion të përmbushjes së kritereve dhe standardeve ndërkombëtare.

Thaçi u tha afaristëve se Qeveria ka investuar shumë në infrastrukturën rrugore, përkatësisht autostradën Vërmicë-Merdarë, autostradë kjo që është duke e ndërtuar konsorciumi Bechtel&Enka. Po ashtu ai ka përmendur fillimin e përgatitjeve për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup, procesin e privatizimit të PTK-së, një mundësi kjo e mirë për investitorët seriozë për të zhvilluar sektorin e telekomunikimit në Kosovë, pastaj procesin e suksesshëm të koncesionimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, sektorin e energjisë dhe shumë projekte tjera të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka njoftuar investitorët zviceranë dhe gjermanë, për Planin e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, që është hartuar nga Qeveria e Kosovës, një plan ky i hartuar nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, që përcakton prioritetet kryesore të zhvillimit ekonomik të Kosovës, afatet kohore për implementimin e këtyre prioriteteve dhe rrjedhimisht një plan që hap mundësi të shumta për investitorët e huaj për të investuar në Kosovë.


Kryeministri Thaçi po ashtu theksoi se forcimi i sektorit privat, infrastruktura ligjore në funksion të lehtësirave të të bërit biznes, rritja e vendeve të reja të punës do të vazhdojë të jetë në agjendën prioritare të punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Nga ana e tyre, afaristët zviceranë dhe gjermanë, falënderuan kryeministrin Thaçi për mikpritjen dhe theksuan interesimet e tyre konkrete për të investuar në Republikën e Kosovës, në sektorë të ndryshëm ekonomikë. /Telegrafi/