LAJMI I FUNDIT:

Thaçi – Haradinajt: Kosovës i duhet qeveri që punon më mirë, jo që jep deklarata patriotike

Thaçi – Haradinajt: Kosovës i duhet qeveri që punon më mirë, jo që jep deklarata patriotike
Foto: Ridvan Slivova-Telegrafi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Tiranë, ka folur edhe për deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se “ekziston një dyshim i bazuar që Vuqiq, Thaçi dhe Rama kanë pasur diskutime lidhur me ndarjen e Kosovës”.

Në një prononcim për media, Thaçi është shprehur se Kosovës i duhet një qeveri që punon për mirëqenie të qytetarëve e jo që bën deklarata patriotike.

“Kosovës i duhet një Qeveri që punon më mirë për mirëqenien sociale, dhe jo që jep deklarata patriotike”, ka thënë Thaçi.


Ky reagim i Thaçit vjen pas deklaratës së mëposhtme që bëri sot Haradinaj në një tryezë të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën “Dialogu Kosovë – Serbi pas Samitit të Berlinit.

“Ekziston një dyshim i bazuar që zoti Vuqiq, zoti Thaçi dhe zoti Rama kanë pasur diskutime lidhur me ndarjen e Kosovës, ekziston ky dyshim i bazuar nuk mund ta konfirmoj, por ekziston ky dyshim i bazuar se kjo është bërë nën udhëheqjen e zonjës Mogherini, shpresoj që tani ata do t’i kërkojnë falje njëri-tjetrit për kohën që ia kanë humbur vetes dhe popujve të vet, edhe BE-së, taksa paguesve të BE-së ja kanë humb mbi një vjet kohë dhe i kanë shkaktuar humbje investimit të BE-së për më shumë Evropë. Fatmirësisht që ndodhi marrëveshja Greqi – Maqedoni e Veriut, se ndryshe Evropa do të ishte shumë humbëse në investimin e vet, kjo ka mund të shkojë edhe më keq”, tha Haradinaj në këtë tryezë.

Haradinaj përsërit se Thaçi dhe Rama kërkuan heqjen e taksës në Samitin e Berlinit
Lexo po ashtu Haradinaj përsërit se Thaçi dhe Rama kërkuan heqjen e taksës në Samitin e Berlinit

Thaçi, ka zhvilluar një takim edhe me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën kanë biseduar për perspektivën evropiane të Kosovës si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti ka ritheksuar domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen reciproke dhe i hap rrugë Kosovës për t’u bërë anëtare e NATO-së, BE-së dhe OKB-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori