LAJMI I FUNDIT:

Thaçi :Autostrada rreth 700 milionë euro

Thaçi :Autostrada rreth 700 milionë euro

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se punimet për ndërtimin e Autostradës Vërmicë-Merdar kah Malisheva do të kushtojnë rreth 700 milionë euro.

Thaçi të enjten në seancën e Kuvendit tha se punimet për autostradën janë duke shkuar mirë. Ai tha se kontrata e Qeverisë me konsorciumin Bechtel & Enka është kontrata më e madhe e nënshkruar ndonjë herë me kompani ndërkombëtare.

“Punimet për ndërtimin e autostradës Vermicë Merdar do të kushtojë rreth 700 milionë euro" tha Thaçi duke iu përgjigjur deputetes së Vetëvendosjes Alma Lama. Kryeministri Thaçi theksoi se ishte planifikuar që deri më 30 tetor të përmbyllen 34 kilometrat e para, kurse tani ka konfirmim që nga puna e mirë që po bëhet dhe nga punës së kryer para afatit, më 30 tetor do të përmbyllen 38 kilometra të autostradës. “Dëshiroj të theksoj se kjo marrëvehje ka qenë marrëveshja më e madhe e arritur nga Qeveria e Kosovës me ndonjë konzorcion ndërkombëtar për të punuar në ndonjë projekt të Kosovës”, ka thënë Thaçi./Telegrafi/