LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, policia gjatë muajit të kaluar ka shqiptuar rreth 1500 gjoba në komunikacion

Tetovë, policia gjatë muajit të kaluar ka shqiptuar rreth 1500 gjoba në komunikacion

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se gjatë muajit të kaluar (gusht) pjesëtarët e policisë, në rajonin më të gjerë të Tetovës kanë zbuluar dhe në mënyrë adekuate janë sanksionuar sipas ligjit 1491 shkelje, kurse gjithsej kanë kontrolluar 4235 pjesëmarrës në trafik.

“Duke përdorur dispozitat e Ligjit për siguri në komunikacion dhe rrugë dhe Ligjit për automjete, për shkak të konstatimit të llojeve të ndryshme të shkeljeve, nga trafiku janë shkyçur 81 automjete. Numri më i madh i veturave të shkyçura (59) kanë qenë me regjistrim të skaduar deri dhe mbi 30 ditë, ndërsa tek 22 automjete janë konstatuar parregullsi teknike, ku në të shumtën e rasteve kemi parregullsi në pajisjet e ndalimit (frenat) dhe pajisje të pakompletuara”, thonë nga SPB Tetovë.


Ata shtojnë se gjatë kësaj periudhe, nga trafiku janë shkyçur 26 vozitës, prej të cilëve 139 kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, 7 vozitës kanë drejtuar me kategori të papërshtatshme për llojin e automjetit, 10 vozitës kanë drejtuar gjatë periudhës masës mbrojtëse “ndalesë” 55 vozitës-fillestarë dhe 49 vozitës të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit.

“Shkeljet që u zbuluan gjatë muajit të kaluar në trafik, janë rrumbullakësuar me 700 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje dhe 594 fletëpagesa për kundërvajtje, ndërsa gjatë kësaj periudhe gjithashtu përkohësisht janë konfiskuar 81 patentë shoferi dhe 89 leje qarkullimi (libreza)”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori