LAJMI I FUNDIT:

Tetë vjet nga hyrja e Kushtetutës në fuqi, sfidë mbetet zbatimi i saj

Tetë vjet nga hyrja e Kushtetutës në fuqi, sfidë mbetet zbatimi i saj

Sot bëhen tetë vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ish-anëtari i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës, njëherësh nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, ka vlerësuar të martën për “Epokën e re” se funksioni kryesor i Kushtetutës është realizuar.


“Kushtetuta e Kosovës ka realizuar misionin e saj historik dhe primar që ka të bëjë me shtetndërtimin dhe implementimin e pavarësisë. Mos të harrojmë se Kushtetua është produkt i negociatave dhe konsensusit ndërkombëtar që ka paraparë ligje shumë të avancuara sa iu përket të drejtave të pakicave. Kështu që, nëse e shikojmë pas tetë vjetëve, mund të themi se funksioni kryesor i Kushtetutës është realizuar”, ka deklaruar Bajrami.

Megjithatë, ai ka thënë se akoma në Kosovë nuk është ndërtuar demokracia kushtetuese.

“Kemi mungesë të një kulture kushtetuese për faktin se për këta tetë vjet kemi prodhuar kriza shumë të rënda politike dhe kushtetuese të cilat tregojnë se rrugët e ndërtimit të një shteti ligjor dhe kushtetues marrin më shumë kohë dhe kërkojnë më shumë angazhime në radhë të parë të institucioneve shtetërore, por edhe të një procesi të edukimit të përgjithshëm për rolin që duhet ta ketë Kushtetua në një shtet dhe në një shoqëri demokratike”, është shprehur Bajrami, duke shtuar se aktualisht janë tri sfida për sa i përket Kushtetutës.

“Sfida e parë është rritja e nivelit të edukimit kushtetues të shtetit, të institucioneve, të partive politike dhe të qytetarëve për rolin që ka Kushtetuta në një shoqëri demokratike. Sfida e dytë është, padyshim, shtrirja e veprimit të Kushtetutës në tërë territorin e Kosovës dhe evitimi i cilësdo formë tjetër të shkeljes së Kushtetutës, sidomos në pjesën veriore të vendit. Dhe sfida e tretë është rishikimi i Kushtetutës në segmentet e qeverisjes për ta bërë një qeverisje sa më funksionale dhe për t’i evituar pasojat e krizave të cilat janë shfaqur qoftë me largimin e dy presidentëve, qoftë me krizat politike që kanë pasur manifestime në vonesat e krijimit të institucioneve demokratike”, ka vlerësuar Bajrami.

Ndërsa ish-anëtari tjetër i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës, njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar se tetë vjet pas hyrjes në fuqi, Kushtetua nuk është duke e luajtur rolin e saj.

Ai ka thënë të martën për “Epokën e re” se akti më i lartë juridik i vendit nuk është duke u zbatuar si dhe nuk është duke u respektuar nga krerët e shtetit.

“Nuk ka asnjë dyshim, Kushtetuta është dokumenti bazik i shtetit e cila bën ndarjen e pushteteve dhe përcakton të drejtat e përgjegjësitë e tyre! Por Kushtetuta edhe pas tetë vjetëve nuk është duke e pasur rolin e saj, nuk është duke u zbatuar e as respektuar, as nga krerët e shtetit të cilët e shkelin ngado që kthehen. Ndërsa për institucione të tjera të pavarura as mos të flasim! Pra, ne kemi e s’kemi Kushtetutë”, ka deklaruar Krasniqi.

Edhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka thënë për “Epokën e re” se Kushtetuta gjatë kësaj periudhe më shumë ka penguar proceset sesa që ka kontribuar në ecurinë e tyre.

Sipas tij, edhe pas tetë vjetëve të hyrjes në fuqi, sfida mbeten zbatimi dhe respektimi i saj.

“Fatkeqësisht, Kushtetuta, si e tillë, çfarë është në përmbajte dhe formë, gjatë gjithë kësaj kohe sa ka qenë në fuqi, më shumë ka prodhuar probleme, moszbatushmëri të saj si dhe shkelje të çdoditshme nga institucionet dhe nga qytetarët. Kjo Kushtetutë gjatë kësaj kohe nuk ka dëshmuar se mund t’i ndihmojë proceset dhe të jetë forcë shtytëse e zhvillimeve. Prandaj gjatë këtyre tetë vjetëve Kushtetuta ka pasur shumë probleme gjatë funksionimit të saj dhe më shumë ka shkaktuar probleme në zhvillimin e vendit dhe në proceset politike, ekonomike dhe sociale të Kosovës sesa që ka ndihmuar. Megjithatë, respektimi dhe zbatimi i Kushtetutës janë ndër sfidat për institucionet e Kosovës dhe qytetarët e saj”, është shprehur Baraliu.

Sipas tij, urgjentisht Kushtetuta e Kosovës duhet të rishkruhet në mënyrë që të jetë forcë shtytëse e proceseve të ardhshme.

“Kushtetuta, si e tillë, është dëshmuar se nuk është në përputhje dhe në trend me proceset, dhe më shumë pengon sesa që ndihmon. Prandaj do të duhej urgjentisht të rishkruhej dhe të bëhej një Kushtetutë e re në kushte normale të zhvillimit me një përkrahje brenda mundësive konsensuale të të gjitha fuqive politike në mënyrë që pastaj të jetë forcë shtytëse dhe progresive e proceseve të tanishme dhe të ardhshme të Republikës së Kosovës”, ka theksuar Baraliu.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori