Disa të mira dhe disa jo dhe aq: bini në peshë; karbohidratet pakësohen; nepsi është i pafund; rreziku i problemeve të zemrës dhe diabetit rritet ose ulet; bie niveli i energjisë; keni kapsllëk; luhatje humori; stërvitja juaj do të vuajë pasojat.
Humbisni peshën e ujit
Kur ju reduktoni sasinë e karbohidrateve, gjëja e parë që vini re është sa shpejt bini në peshë. Por ajo që humbisni nuk është dhjamë, por pesha e ujit në trupin tuaj. Kur karbohidratet depozitohen në trup në formën e glukogjenit, çdo gram ruan tre deri në katër gramë ujë. Kështu që sapo të ndërprisni karbohidratet, dhe filloni të përdorni hapësirat e glukogjenit, do të humbni një sasi të madhe të peshës së ujit.
Ju zë "gripi i mungesës së karbohidrateve"
Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë së trupit, prandaj kur ato fillojnë të pakësohen, trupi hutohet dhe ka simptoma si erë e keqe e gojës, lodhje, marrje mendsh, përzierje apo pagjumësi. Pak a shumë të njëjtat shenja që ka edhe gripi. Me kalimin e kohës, trupi mësohet me përdorimin e ketoneve si burim energjia por gjithsesi, ato nuk janë karburanti i preferuar i organizmit.
Neps pafund
Karbohidratet e rafinuara shkaktojnë rritje dhe ulje të menjëhershme të nivelit të sheqerit në gjak. Studimet e fundit kanë treguar se kjo luhatje drastike, çon në një neps të vazhdueshëm për ushqime. Konsumoni ushqime të pasura me fibra, për të kontrolluar këto luhatje.
Rreziku i problemeve të zemrës dhe diabetit ngrihet…ose ulet
Lloji i drithërave që konsumoni bën një diferencë të madhe, shkruan Anabel. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se karbohidratet e rafinuara rrisin rrezikun e prekjes nga diabeti i llojit të dytë. Ndërkohë drithërat e plota, përmirësojnë nivelin e kolesterolit në gjak dhe ulin rrezikun e sëmundjeve kardiake, obezitetit dhe diabetit të llojit të dytë.
Bie niveli i energjisë
Duke qenë se karbohidratet janë karburanti i preferuar i trupit tuaj, mungesa e tyre shkakton një ngadalësim të punës së qelizave.
Kapsllëk
Konsumimi i drithërave të plota është thelbësor për nivelin e fibrave të cilat kanë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e nivelit të sheqerit në gjak, pakësimin e rrezikut të obezitetit, sëmundjeve kronike si dhe mbajnë të rregullt aktivitetin tuaj në tualet.
Luhatje humori
Karbohidratet rrisin nivelin e serotoninës në tru, neurotransmetuesi përgjegjës për humorin e mirë.
Stërvitja juaj do të vuajë pasojat
Karbohidratet janë burimi parësor i energjisë për trupin gjatë stërvitjes. Me ndërprerjen e tyre, nuk do të arrini të stërviteni si më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë