LAJMI I FUNDIT:

Tetë fakte që nuk i dinit për kanabisin

Tetë fakte që nuk i dinit për kanabisin

Pavarësisht se në botë konsumohet shumë, marijuana apo kanabisi ka një famë të keqe.

Kanabisi mund të jetë më pak i dëmshëm sesa alkooli dhe duhani dhe mund të jetë i dobishëm dhe të përdoret edhe për shumë gjëra të tjera.

Ja tetë fakte interesante që ndoshta nuk i keni ditur në lidhje me këtë lloj droge:

1. Është aprovuar edhe nga studiuesit e shëndetësisë që kanabisi ka efekt në zvogëlimin e rrezatimit të kimioterapisë dhe radioterapisë në trajtimet e AIDS-it dhe kancerit.


2. Një hektar arë me kanabisi, prodhon oksigjen sa 25 hektarë pyje.

3. Nëse me një X sasi druri prodhojmë 10 kg letër, me të njëjtën sasi kanabisi prodhohet 8 herë më shumë.

4, Në çdo vend të botës mund të rritet shumë lehtë, pasi kërkon shumë pak ujë.

5. Xhinset e para janë bërë nga kanabisi, pasi është shumë i fortë dhe i qëndrueshëm. Mund të përdoret edhe për kapela, çanta, litarë etj.

6. Është ushqim ideal për kafshët dhe energjik.

7. Përdoret për izolimin e ndërtesave ngaqë është jashtëzakonisht i qëndrueshme, i lirë edhe jo i dëmshëm. Sendet që janë prodhuar nga kjo bimë mund të rezistojnë shumë vite.

8. Sapunët dhe produktet e tjera kozmetike që janë prodhuar nga kanabisi nuk dëmtojnë as mjedisin e as ujërat.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori