LAJMI I FUNDIT:

Të udhëtuarit ju bën më të mençur e më të shëndetshëm

Të udhëtuarit ju bën më të mençur e më të shëndetshëm

Në botën e sotme, me dinamikën shpërthyese, është e vështirë të bësh pushim. Nuk është fjala për pushimin gjysmë orësh ditor të drekës, por të pushuarit nga përgjegjësitë e përditshme dhe presionet ditore.

Pse ka trupi për pushim e udhëtim e eksperiencë të re? Për shkak se kjo e përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe e rritë kreativitetin.

Të udhëtuarit mund të ndikojë pozitivisht në aftësinë tuaj për të qenë inovativ, ndihmon në largimin e stresit, gjë që e përmirëson shëndetin e zemrës, të trurit dhe shëndetin fizik.


Të udhëtuarit e rrit kreativitetin tuaj
Profesori amerikan Adam Galinksy, thotë se “eksperiencat nga vendet e huaja, e rrisin aftësinë njohëse”. Sipas tij, pamjet e reja, aromat e reja zërat e rinj, i japin shkëndija kreativitetit.

Senior couple in town looking at map and tablet
Senior couple in town looking at map and tablet

Shkrimtarët si Ernest Hemingway e Mark Twain, i shfrytëzonin udhëtimet e tyre për të shkruar, transmeton Klan Kosova. Novelat e Hemingway janë të inspiruara në Francë e Spanjë.

Të udhëtuarit e mban trurin të freskët
Shëndeti juaj mental po ashtu ndikohet nga të udhëtuarit. Në një studim të Shoqatës së Udhëtimeve në Amerikë, thuhet se udhëtimet e parandalojnë sëmundjen e Alzheimer-it.

Mbi të gjitha, udhëtimet ju bëjnë të lumtur
Nuk është vetëm udhëtimi që ju bën mirë. Planifikimi, nisja dhe kthimi në shtëpi janë eksperienca të jashtëzakonshme për ju.

Sipas një studimi të Universitetit të Surrey, njerëzit më të lumtur janë ata që i pret një udhëtim. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori