LAJMI I FUNDIT:

“Do të shtypesh si një insekt”: Lukashenko tregon detaje të telefonatave me Prigozhin, gjatë kryengritjes së mercenarëve Wagner në Rusi

“Do të shtypesh si një insekt”: Lukashenko tregon detaje të telefonatave me Prigozhin, gjatë kryengritjes së mercenarëve Wagner në Rusi

Presidenti Bjellorusi ka ofruar më shumë detaje mbi atë që thuhet se ishte biseda e tij telefonike me shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Aleksandër Lukashenko vlerësohet se ka qenë kryesori për ndërmjetësimin e një marrëveshjeje që ndaloi rebelimin e javës së kaluar në fillimet e saj – dhe media shtetërore bjelloruse përshkruan se si Vladimir Putin e thirri atë duke kërkuar ndihmë.

Dhe në komentet e tij të fundit, Lukashenko tha se Prigozhin ishte një “djalë heroik” i cili ishte tronditur nga vdekja e shumë prej njerëzve të tij në Ukrainë.


“Ai ishte nën presion dhe i ndikuar nga ata që udhëhoqën skuadrat e sulmit [në Ukrainë] dhe panë këto vdekje”, tha Lukashenko, duke shtuar se bosi i grupit mercenar kishte mbërritur në Rostov të Rusisë në një “gjendje gjysmë të çmendur”.

Putin ua ofron tri opsione mercenarëve të Wagner që morën pjesë në "kryengritjen" në Rusi
Lexo po ashtu Putin ua ofron tri opsione mercenarëve të Wagner që morën pjesë në "kryengritjen" në Rusi

Lukashenko tha se ai kaloi orë të tëra në telefon me Prigozhin pasi grupi Wagner pushtoi Rostovin dhe filloi të shkonte drejt Moskës.

Ai tha se telefonatat përmbanin “10 herë” më shumë fjalë të turpshme sesa gjuha normale – gjë që duket se përputhet me komentet e propagandistit të qeverisë bjelloruse Vadim Gigin, i cili dje tha se dyshja “menjëherë kishin thënë gjëra të tilla vulgare që do të bënte çdo nënë të qante”.

Lukashenko tha se Prigozhin i kishte thënë: “Por ne duam drejtësi! Ata duan të na mbytin! Ne do të shkojmë në Moskë!”.

Si erdhi deri te armiqësia ndërmjet forcave mercenare Wagner dhe ushtrisë ruse
Lexo po ashtu Si erdhi deri te armiqësia ndërmjet forcave mercenare Wagner dhe ushtrisë ruse

“Unë i thash: ‘Në gjysmë të rrugës do të shtypesh si një insekt'”, thotë Lukashenko.

Presidenti bjellorus pretendoi gjithashtu se Putin kishte kërkuar ndihmën e tij më herët të shtunën dhe u ankua se Prigozhin nuk po pranonte asnjë telefonatë.

Veç këtyre, Lukashenko tha se ai e kishte këshilluar Putinin që të mos “nxitohej” për të shtypur kryengritësit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori