LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë që nuk dinë asgjë, rreth sëmundjeve seksualisht të transmetueshme

Të rinjtë që nuk dinë asgjë, rreth sëmundjeve seksualisht të transmetueshme

Studimi i bërë nga barnatorja që shet përmes internetit MedExpress, ka nxjerrë fakte shokuese, nga 2,372 të rritur.

Të gjithë të anketuarit kanë pranuar se janë seksualisht aktiv, por asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë infektim, transmeton Telegrafi. Atyre i është dhënë një listë me njëzet fjalë, e ata është dashur të tregojnë se çfarë janë.

Çuditërisht, 15 për qind kanë menduar se sifilizi është bend muzikor, kurse dhjetë për qind kanë thënë se klamidia është lule.

Sipas hulumtimit një në 15 persona, as që ka idenë se si duken simptomat e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.


Hulumtimi ka nënvizuar disa nga rastet më ekstreme, të gjetura nga të rinjtë:
▪ 68 për qind mendojnë se sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë të shërueshme.
▪ 53 për qind besojnë se mund të kapin sëmundjen seksualisht të transmetueshme, përmes ulëses së tualetit
▪ 46 për qind mendojnë se nëse hiqen të gjitha qimet pubike, ndihmon në evitimin e sëmundjes
▪ 31 për qind besojnë se sëmundja seksualisht e transmetueshme, bartet vetëm nga një marrëdhënie e plotë seksuale
▪ 18 për qind besojnë se përdorimi i prezervativit ndihmon 100 për qind në evitimin e sëmundjes seksualisht të transmetueshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori