LAJMI I FUNDIT:

Të qeshurat në orët e vona në Kuvend, Pal Lekaj dhe Besnik Tahiri shkak për momente komike mes deputetëve

Të qeshurat në orët e vona në Kuvend, Pal Lekaj dhe Besnik Tahiri shkak për momente komike mes deputetëve

Të enjten, Kuvendi i Kosovës ka vazhduar punimet në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes, me praninë e vetëm të deputetëve mazhoritarë, për miratimin me procedurë të përshpejtuar të një sërë projektligjesh në shqyrtim të parë dhe të dytë, njërën prej të cilave u thirr edhe seancë e jashtëzakonshme.

Megjithatë, seancës iu bashkuan në orët e vona, dy deputetët opozitarë, Besnik Tahiri dhe Pal Lekaj (AAK), transmeton Telegrafi.

E prania e tyre në seancë, shkaktoi disa të qeshura, ku kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se është për t’u përshëndetur që dy deputetë në orë të vona shkojnë në seancë, derisa shtoi se “nuk ka nevojë për frikë, pasi vendi është në duar të sigurta”.


Ndërsa, në fjalimin e tij, Besnik Tahiri, tha se bashkë me Pal Lekajn kanë shkuar në Kuvend, derisa tha se mbajtja e seancës në orët e vona është e pakuptimtë, pasi vendi nuk po sulmohet as nga Kina as nga Rusia.

“Bashkë me Pal Lekaj, po vijmë nga Novosella e Gjakovës. Pyetja e parë a ia ka mësy dikush Kosovës a Kina a Rusia? Kjo nuk ka arsyeshmëri, apo e dini çfarë jeni duke bërë? Seancë të jashtëzakonshme në gjysme të natës pa arsye. Nuk ka luftë, as kurgjo, të sigurt jeni, prapë mbledheni, s’ka logjikë kjo seancë. Dimal Basha, ti me shku me flejtë ka nis me te marrë gjumi”, u shpreh Besnik Tahiri.

Pas kësaj, reagoi Konjufca ” Prejt atje ke ardhë me na kallxu diçka që e ke shkru status në Facebook a?”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori