LAJMI I FUNDIT:

Të mos e vajtojmë fusnotën, por t’i shfrytëzojmë aspektet pozitive të marrëveshjes

Që marrëveshja e arritur në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë nuk është një e arritur progresive, dhe se është vërtet një kompromis i radhës , të cilin e bën Kosova në raport me Serbinë, kjo nuk do koment. Por si erdhi deri tek kjo marrëveshje, dhe çka duhet të bëjmë tani që këtë marrëveshje ta shndërrojmë në një fitore, mbeten sfidat e radhës për Kosovën.

Që pas çlirimit të Kosovës asnjëherë nuk arritëm të tregohemi korrekt si shoqëri me vlerat të cilat pretendojmë t’i përfaqësojmë (Perëndimore), si në politik, ashtu edhe pothuaj në të gjitha sferat. Kosova (politika) e saj asnjëherë nuk tregoj gatishmëri të qartë shtetndërtuese. Të gjitha tiparet e një shoqërie e cila në raport me vlerat Europiane, i munguan Kosovës, politikes se saj dhe shoqërisë në përgjithësi, duke u zëvendësuar me antivlera siç janë: Politika e udhëhequr nga korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi injoranca sistematike nga lartë poshtë, dhe çka është me keq një tolerancë e shoqërisë së gjerë ndaj këtyre “vlerave”.


Miqtë tan ndërkombëtar jo veten që mund të jenë të zhgënjyer me politiken Kosovare në përgjithësi, por edhe që si pasoj e gabimeve të vazhdueshme të politikës kosovare vihen para sfidave të papërballueshme, në raportet politike ndërkombëtare. Mos të harrojmë se Kosova është kjo që është, e lirë dhe e pavarur, fal gjakut të derdhur me breza dhe miqve ndërkombëtar, të cilët e sponsorizuan shtetësinë e Kosovës. Prandaj përpjekja për thirrje populiste për të vajtuar marrëveshjet e bëra janë me se naive aq me shumë nga disa politikan të cilët kanë qenë akter kyç në arritjen e marrëveshjeve për tu futur në këto negociata.

A duhet tani që ne vërtet ta vajtojmë këtë marrëveshje duke ditur që nuk mund të ndryshojmë asgjë në të, por duke pretenduar ta përdorim për interesa partiake dhe përfitime elektorale. Apo të analizojmë pse erdhi gjer tek kjo situatë dhe të mësojmë nga lëshimet në mënyrë që mos të vije edhe me keq.

Tani kemi dy rrugë para nesh si shoqëri dhe si shtet:

Të vazhdojmë edhe me tej me avazin e njëjtë duke u marr me politika provinciale dhe të interesave të ngushta partiake e klanore me qellim përfitimit ekonomik me mjete te pa ligjshme, dhe ta dërgojmë Kosovën ne atë pozitë ku do të cilësohet si shtet jofunksional, i cili ne fund ndoshta do të duhej zhbërë totalisht. Kjo me siguri do të ndodh nëse ne nuk arrimë ta konsolidojmë shtetin, por vazhdojmë edhe me tej me politik të njëjtë korruptive, me degradimin e imazhit institucional i cili përfaqësohet jo nga individ shpeshherë injorant ku postet politike shpërndahen në mënyrë klandestine, dhe ku problemet me shtetësinë janë të mirëseardhura sepse zhvendosin vëmendjen e opinionit nga të bëmat kriminale, në probleme me të mëdha siç janë ato të shtetësisë duke i lënë të qetë në gllabërimin e institucioneve dhe ekonomisë së vendit.

T’i shfrytëzojmë elementet pozitive nga kjo marrëveshje në favor të shtetësisë së Kosovës, duke shfrytëzuar përpos mundësive të reja të cilat garantojnë pjesëmarrjen e Kosovës si përfaqësuese të vetvetes pa ndërmjetësues, në përfaqësimin ne organizatat rajonale si dhe ne raportet kontraktuake me BE-në.

Gjithashtu konsideroj që këtë marrëveshje, pa e marrë parasysh çfarë dhe si është ajo, Kosova duhet ta shfrytëzoj në sferën diplomatike duke filluar një ofensivë lobimi për njohjen e shtetësisë nga vendet të cilat ende hezitojnë njohjen e shtetit të Kosovës. Duke qenë se një njëfarë formë një marrëveshje e cila u be lajm ndërkombëtar dhe e cila nga shtetet më të fuqishme të botes u cilësua si një marrëveshje historike në mes dy shteteve të pavarura, duhet patjetër të shfrytëzohet nga pala Kosovare.

Uroj që politika kosovare ta kuptoj drejt dhe qartë situatën, momentin në të cilin gjendemi dhe ta kthejmë këtë moment kthese mbrapa në një fitore të mëvonshme. Kjo duhet të behet nga e gjithë politika kosovare pa dallim pozitë-opozitë, sepse po shihet qartë se ne ende se kemi kaluar shkallen kritike, dhe se nuk guxojmë të qëndrojmë komod dhe t’i injorojmë sfidat e kohës. Sepse nëse nuk arrimë ta kapim hapin edhe kësaj radhe, atëherë është vërtet me mire të kërkojmë bashkimin me Shqipërinë duke qenë se tregojmë paaftësi për shtetndërtim, të shpëtojmë atë çka mundemi.