Arritja e një uniteti politik në Kosovë për të finalizuar dialogun politik me Serbinë me një marrëveshje historike, veçohet si një prej pikave kyçe në letrën që presidenti amerikan, Donald Trump ia dërgoi presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Aktualisht spektri politik në Kosovë vazhdon të mos jetë i unifikuar në këtë proces. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbetet ai që i prin dialogut. Kurse Qeveria bashkë me partinë subjektin opozitar, Partinë Socialdemokrate kanë formuar një ekip negociator që po ashtu synon të marrë rol në procesin final të bisedimeve. Aktualisht, jashtë procesit, kanë mbetur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, që përbëjnë edhe partitë më të mëdha opozitare.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se, presidenti Trump e ka bërë të qartë se kërkon nga liderët e Kosovës, “që ta shfrytëzojmë këtë moment unik që të flasim me një zë”, me qëllim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë.
“Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë”, është shprehur Thaçi.
Ndërkohë që kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se ai e mbështet fuqishëm çdo përpjekje për unifikim të qëndrimeve të spektrit politik dhe përgatitjeve të shpejta për përmbylljen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative dhe me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.
Po ashtu, edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se letra që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e dërguar në adresë të presidentit Thaçi, është një mesazh i qartë përkrahës për Kosovën dhe shtetësinë e saj. Andaj, ai ka ftuar gjithë spektrin politike në Kosovës që ta kuptojnë drejt letrën e presidenti Trump.
Veseli ftoi sidomos dy partitë opozitare, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që t’i bashkohen Ekipit Shtetëror për dialogun me Serbinë, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
“Ejani të bëhemi bashkë. Kemi qenë ne vitet e 90-ta bashkë, kemi qenë në vitet e 2000-ta bashkë në ketë formë e kemi arritur lirinë, në këtë formë e kemi arritur shtetin. Pse në këtë formë nuk e vazhduam tash. Kjo është përgjegjësi e atyre partive që me shumë po mendojnë vetëm për luftë për pushtet. Çdo ditë thërrasin zgjedhje e nuk janë të gatshme ndoshta për zgjedhje se sa për shtet”, tha Veseli.
Veseli në një konferencë për media tha se për vendimmarrjen për vendin përgjegjësi kanë të gjithë dhe se sipas tij, nuk ka dialog që mund ta nxjerrë Kosovën nga binarët e shtetësisë së vet, sovranitetit dhe integritetit territoriale.
“Republika e Serbisë do ta njohë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës për vetë faktin se ky është vullnet i qytetarëve dhe proces i pakthyeshme. Shteti i Kosovës do të forcohet edhe më shumë si sovran edhe me përkrahjen ndërkombëtare, pavarësisht se po lodhet”, tha Veseli.
Por, zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës deri tani nuk kanë komentuar dhe nuk janë përgjigjur për Radion Evropa e Lirë në lidhje me letrën dhe mesazhin e presidentit amerikan, Donald Trump.
Kurse nga Vetëvendosje, deputetja e këtij subjekti politik, Arbërie Nagavci, duke iu referuar letrës së presidentit Trump, tha se nuk beson që SHBA-ja do të kërkojë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë që e cenon sovranitetin dhe integritetin e vendit.
“Presidenti Trump – ky është mendimi im personal – thirret në atë që duhet të kemi një marrëveshje e cila është e pranueshme për shtetet. Dhe marrëveshja se si ka vazhduar deri tani nga presidenti Thaçi, është e papranueshme për Republikën e Kosovës. Pra, ne besojmë se SHBA-ja si një vend mike e Kosovës, si një shtet i cili ka përkrahur dhe ndihmuar procesin tonë shtet formues, në asnjë mënyre nuk do të insiston dhe nuk do të kërkon një marrëveshje e cila do të cenonte sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit”, tha ajo.
Në letrën e presidentit Trump kërkohet uniteti politik në Kosovë për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, duke tërhequr vërejtjen se “dështimi për të kapitalizuar këtë mundësi unike do të ishte ngecje tragjike, sepse një mundësi tjetër për paqe gjithëpërfshirëse nuk ka gjasa të ndodhë shpejt”.
“Ju bëj thirrje juve dhe liderëve të Kosovës që të shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me një zë të unifikuar gjatë bisedimeve për paqe dhe të përmbaheni nga veprimet që do ta bënin të vështirë arritjen e një marrëveshjeje”, thuhet në letrën e presidentit Trump.
Në letër, po ashtu thuhet se Trump do të jetë nikoqir i presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, për të festuar atë që do të jetë një “marrëveshje historike”./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Morën me forcë një person dhe e dërguan në pyll – tre të arrestuar në Prizren

Policia sekuestron 66 pula dhe kafshë në Podujevë – dyshohet se ishin kontrabanduar nga Serbia

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker