LAJMI I FUNDIT:

Surroi: Procesi i dialogut, me shumë të panjohura

Surroi: Procesi i dialogut, me shumë të panjohura

Kryetari i Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme, Veton Surroi, e ka vlerësuar procesin e dialogut si një kalim nga status qou-ja në një gjendje të re. Ai e ka cilësuar procesin e dialogut me shumë të panjohura, ngaqë, sipas tij, nuk janë dhënë detaje të shumta sesi dhe në çfarë mënyre do të përfundojë ky proces.

Surroi i ka bërë këto komente në konferencën e organizuar nga KPJ-ja me temën “Sfidat e politikës së jashtme të Kosovës për vitin 2013”, transmeton KTV.

Në këtë debat u diskutua për dialogun e Kosovës me Serbinë, normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve dhe për krijimin e fondit zhvillimor për veriun e Kosovës. Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Peter Blumejer, ka rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për dialogun, duke u shprehur së është i sigurt se në fund të këtij procesi do të ketë rezultate pozitive për Kosovën.


Ai ka thënë se në këtë dialog duhet të gjendet edhe një zgjidhje për veriun, duke siguruar se nuk do të ketë ndarje dhe shkëmbim territoresh, porse institucionet e Kosovës do ta shtrijnë autoritetin deri në qershor në atë pjesë të vendit.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit parlamentar për punë të jashtme, Albin Kurti, ka thënë se autonomia për veriun rrezikon të mos përfundojë aty dhe fondi zhvillimor është një uverturë për autonomi, nga i cili krijohet një formë e kantonizimit dhe federalizmit të Kosovës.

Ai ka thënë, ndër të tjera, se ky është edhe fond diskriminues. Lumir Abdixhiku nga Instituti “RIINVEST” e ka vlerësuar fondin për veriun si një buxhet paralel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori