Xhiro e 24-të në BKT Superligën e Kosovës ka nisur ditën e djeshme me tri ndeshje që ishin në program për tu zhvilluar.
Lideri aktual i elitës së futbollit kosovar, Ballkani u befasua në udhëtim te Malisheva duke humbur 2-0, derisa Prishtina shijoi fitoren e parë në pranverë ku mposhti Feronikelin 0-3.
Ndeshja mes dy skuadrave që po luftojnë për mbijetesë e zhvilluar në Lipjan mes Ulpianës dhe Dukagjinit përfundoi baras 1-1.
Sot në program janë edhe dy sfida për tu zhvilluar, ku vëmendja e gjithë adhuruesve të futbollit kosovar është në sfidën Drita – Gjilani.
Derbi i Anamoravës i gjen dy skuadrat në luftën për titull të kampionit, edhe pse Gjilani ka është pesë pikë para Dritës në vendin e dytë.
Ky është derbi i tretë këtë edicion mes dy skuadrave, pasi në dy të parët kishin fituar Gjilani me rezultat të pastër 0-2 dhe 1-0.
Drita synon të kthehet te fitoret në kampionat pasi në këtë sfidë vije pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, derisa Gjilani ka një ecuri të jashtëzakonshme prej 20 fitoreve pa humbje.
Takimi që do të zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan do të gjykohet nga gjyqtari Dardan Çaka.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë.
Llapi pas humbjes nga Ballkani është nikoqir i Drenicës dhe synon të rikthehet te fitorja, derisa kuqezinjtë nga Skenderaj kërkojnë të shkaktojnë një tjetër befasi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Arteta pas humbjes shokuese të Arsenalit: Titulli tani nuk është në dorën tonë

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë