LAJMI I FUNDIT:

Suksesi i rradhës në Spitalin Amerikan – Off Pump, tani edhe në Kosovë!

Suksesi i rradhës në Spitalin Amerikan – Off Pump, tani edhe në Kosovë!

Operacioni në zemër me metodën Off Pump është realizuar për herë të parë dhe me sukses në Qendrën ere të Kardiologji-Kardiokirurgjisë në Spitalin Amerikan Prishtinë.

Spitali Amerikan vazhdon të sigurojë suksesin në të gjithë specialitetet mjekësore që ofron për pacientët në Shqipëri dhe Kosovë. Dëshmi e rradhës është realizimi i kirurgjisë në zemër me metodën Off Pump, të kryer me sukses nga stafi i kardiokirurgëve në Prishtinë , me në krye Dr. Besnik Kojcici, kirurg Kardio – Vaskular dhe Dr.Arben Koiqiqi, kirurg Kardio-Torakal. Metoda Off Pump, është nje metodë e cila realizohet për herë të parë në Kosovë në fushën e kirurgjisë Kardio-Torakale, pas sukseseve të njëpasnjëshme të arritura në Spitalin Amerikan në Shqipëri.

Pacienti Agim Sineqa, pas koronarografisë së kryer, është diagnostikuar me angina pectoris, një sëmundje e arterieve koronare dy vazale dhe nën kujdesin intensiv dhe të vazhdueshëm nga ekipi i kardiokirurgëve në Spitalin Amerikan, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale prej 3 Bypass-esh në arterie, nëpërmjet metodës Off Pump, që do të thotë pa e ndaluar funksionin normal të zemrës, pa futjen e pacientit në aparatin (pompen) ekstrakorporale.


A.S tregon edhe për faktin se si ka vendosur që të operohet këtu e të mos dal jashtë shtetit:

“Prej momentit që ndodhi një incident që e pata në Durrës, prej humbjes së vetëdijes, përfundimisht u konstatua se kam nevojë për një intervenim të tillë “bypass” të trefishtë. Shumë natyrshëm jam takuar me doktor Besnikun dhe paraqitja e tij më dha shumë besim dhe unë pa ndonjë hezitim vendosa që të kryej intervenimin në Prishtinë, në spitalin Amerikan, edhe pse mundësitë e ndryshme kanë qenë që të shkoj edhe në shtetet e jashtme, në Turqi, Maqedoni… Mirëpo vendosshmërija e doktor Besnikut dhe siguria e tij fillestare, më bindi plotësisht që këtë intervenim kaq ta madh ta bëj pikërisht në Spitalin Amerikan në Prishtinë”, tha Siqeca.

I mahnitur me suksesin që pati dhe profesionalizmin e treguar nga stafi mjekësor në këtë spital, Siqeca u rekomandon të gjithëve që për këto lloj shërbimesh të drejtohen në Spitalin Amerikan.

“Sa për Kosovë mendoj që kushtet të cilat i ofron Spitali Amerikan dhe ekipi që janë këtu për të kryer intervenime, janë të nivelit aq të lartë sa që me shumë përzemërsi ua rekomandoj të gjithë atyre që kanë nevojë për këso lloj intervenimesh që të kontaktojnë ekipin i cila punon në Spitalin Amerikan”, tha Siqeca.

Kujtojmë se Spitali Amerikan që nga muaji Gusht ka filluar të ofrojë shërbimet në spitalin e ri me lokacion Rr”Shkupi”,Nr 25, tek rrethi, një investim ky prej 25 milion euro me aparaturat më të avancuara mjekësore.

Pacientët nga Kosova, në numër të madh, deri sot i ishin drejtuar Spitalit Amerikan në Tiranë për intervenime të këtij lloji. Një rrugë të cilën nuk kanë se pse e bëjnë më. Shërbimi i ri në kuadër të Spitalit Amerikan tashmë ka hapur dyert edhe në Prishtinë. Kushtet dhe ekipin profesional për intervenime të tilla, Spitali Amerikan e ka në nivelin e gatishmërisë për çdo ditë të javës.

Spitali Amerikan është në gatishmëri të ofrimit të kujdesit shëndetësor për pacientët kosovarë shtatë ditë në javë dhe 24 orë në ditë, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh shëndetësore në 20 departamente, kryesisht në fushat e Kardiologjisë Invazive, Kirurgjisë Kardio-Torakale, Kirurgjisë së Përgjithshme, Ortopedisë, Obstetrikë – Gjinekologjisë, Pediatrisë me Neonatologji, Urologjisë, ORL, Kirurgjisë Plastike, Mjekësi interne, Neurologjisë, Neurokirurgjisë, Gastroenterologji,Reumatologjisë, Nefrologjisë, Onkologjisë dhe Urgjencë 24h.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori