LAJMI I FUNDIT:

Suarez opsion për Chelsean

Suarez opsion për Chelsean

Chelsea do të bëjë ofertë për sulmuesin e Ajaxit, Luis Suarez, nëse dështon të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit, Fernando Torres.

Sipas The People, 23-vjeçari është një nga alternativat e Carlo Ancelottit në rast se dështon transferimi i Torrest. Superylli i Liverpoolit mbetet ende synimi kryesor i menaxherit të Chelseat, ndërsa besnikëria ndaj Redsave dhe çmimi i lartë mund të bëjnë që gjithë ky ‘operacion’ të dështojë.

Suarez ka qenë në formë fantastike si për klubin ashtu dhe për kombëtaren në Botërorin e sivjetmë. Ai do të mund të transferohej në Stamford Bridge për 25 milionë funte, vetëm sa gjysma e parave, të cilat Chelsea dëshiron t’i shpenzojë për spanjollin Torres. /Telegrafi/