LAJMI I FUNDIT:

Stresit po i rritet “hashashi” (Foto)

Stresit po i rritet “hashashi” (Foto)

Ai si duket është përdorues i hashashit dhe këtë e ka treguar në çdo foto dhe video që hedh në rrjetet sociale.

Nuk është habi që reperi shqiptar, Stresi të ketë një “parajsë” të tij ku e kultivon këtë lëndë narkotike.

Reperi që para disa javësh u arratis nga rajoni i policisë, ku u ndaluar për ngasje makine pa patentë, ka postuar në Instagramin e tij një foto ku shfaqet edhe një ambient i madh me bimë kanabis, transmeton Telegrafi.


“Po rriten qikat”, ka shkruar ai në një fotografi të publikuar në Instagram, Stresi

Stresi ka deklaruar se shumë shpejt do rikthehet në Tiranë ku pritet të sjellë dhe dy këngët e tij të reja. /Telegrafi/