LAJMI I FUNDIT:

Stigma shoqërore për shëndetin mendor dhe mospraktikimi i konsultave psikologjike

Stigma shoqërore për shëndetin mendor dhe mospraktikimi i konsultave psikologjike
Foto nga Cottonbro në Pexels

Shoqëria tenton të ketë pikëpamje paragjykuese kur bëhet fjalë për sëmundjet mendore dhe si ndikojnë ato tek njerëzit. Ata besojnë se njerëzit të cilët vuajnë nga shëndeti mendor janë të dhunshëm dhe të rrezikshëm për shoqërinë, kur në fakt ata rrezikojnë më shumë të sulmojnë ose të dëmtojnë vetveten sesa njerëzit rreth tyre.

Një artikull nga Fondacioni Mayo për Edukim dhe Kërkim Mjekësor (MFMER), tregon që diskriminimi me të cilët ballafaqohen personat me probleme të shëndetit mendor pason me  vështirësi të shërimit dhe trajtimit të tyre. Diskriminimi përveç që mund të jetë direkt ai është edhe i pa qëllimshëm, kjo përfshinë kur dikush mundohet t’i shmanget personit me probleme të shëndetit mendor duke supozuar që ai person është i paqëndrueshëm, i dhunshëm apo i rrezikshëm për shkak të sëmundjes mendore.


Stigmatizimi i shëndetit mendor ka disa efekte të dëmshme të cilat përfshijnë:

  • Ngurrimi për të kërkuar ndihmë ose trajtim
  • Mungesa e mirëkuptimit nga familja, miqtë ose të tjerët
  • Ngacmimi ose dhuna fizike
  • Më pak mundësi për punë, shkollim ose aktivitete sociale

Psikologu Fikri Hajdari, thotë që njerëzit kanë tendencë të jenë egocentrik dhe si rezultat i kësaj nuk preferojnë që dikush të ketë sjellje të ndryshme nga shoqëria.

“Sjelljet bizare dhe të pakuptuara që mund të bëjë një individ me një shqetësim të caktuar mendor bëjnë që njerëzit ta etiketojnë me nofka apo emërtime të ndryshme. Njerëzit me sëmundje mendore kanë tendencë të gjykohen më lehtë nga të tjerët, të mos u jepen privilegje të caktuara në shoqëri, të emërtohen me emra nënçmues dhe ofendues, mbështetje jo e mjaftueshme sociale bëjnë që ata të qëndrojnë më të heshtur për të folur në lidhje me shqetësimet e tyre”.

Fikri Hajdari, Psikolog

Hajdari poashtu shton që stigmatizimi është një sfidë që duhet të luftohet qysh herët në edukimin e individit në mënyrë që gjeneratat e reja të jenë mbështetëse për veten dhe shoqërinë.

Të dhënat e një anketë së Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë zbuluar se, pothuajse 41% e të anketuarve po luftojnë me shëndetit mendor që rrjedh nga pandemia COVID-19. Kjo lidhet me vet pandeminë dhe masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së virusit. Gati 41% e të anketuarve janë raportuar të kenë të paktën një problem lidhur me shëndetin mendor duke përfshirë simptomat e depresionit, përdorimin e substancave ose mendimet vetëvrasëse.

Xhevahire Balaj, Psikologe në Qendrën Psiko-Sociale për Trauma Terapi “Diakonie Kosova”, thotë që kultura dhe edukimi gjithashtu luajnë rol të madh në çështjet e shëndetit mendor.

“Në vendin tonë konteksti  kulturor  ka ndikim  të madh  dhe   problemet e shëndetit mendor ose  problemet familjare  janë trajtuar me idenë se duhet të qëndrojnë brenda familjes dhe kjo qasje ka ndikuar që njerëzit të ndihen të pasigurt dhe të përjetojnë turp në  kërkim të marrjes së ndihmës për ngarkesa psikologjike dhe emocionale”, shprehet Balaj.

Xhevahire Balaj, Psikologe në Qendrën Psiko-Sociale për Trauma Terapi, Diakonie Kosova

Balaj shton se kultura  ka ndarë rolet gjinore duke vënë peshë të madhe në gjininë mashkullore “se ata duhet të qëndrojnë të fortë dhe burri nuk qan” shprehje e cila ka bërë të vështirë që gjinia mashkullore të kërkojë ndihmë psikologjike.

Sipas një studimi të Abuzimit të Substancave dhe Shërbimit të Shëndetit Mendor (SAMHSA), numri i burrave që kërkojnë trajnime për problemet e shëndetit mendor është dukshëm më i ulët se numri i grave me të njëjtat vështirësi të cilat prihen të kërkojnë ndihmë psikologjike.

Në një raport të “Shëndeti Mendor: Kultura, Raca dhe Etnia” thuhet se kultura ndikon se si njerëzit përshkruajnë simptomat e tyre, se si ata zgjedhin t’i përshkruajnë qofshin ato emocionale apo fizike. Kuptimi i fjalës “sëmundje” gjithashtu luan rol në kulturën dhe shoqërinë ku jeton, nëse ajo sëmundje është e “vërtet” apo “imagjinare”, nëse është e trupit apo e mendjes dhe sa shumë stigmë e rrethon atë çështje. Kuptimet kulturore të sëmundjes kanë pasoja sa i përket asaj nëse njerëzit janë të motivuar të kërkojnë ndihmë dhe ti përballojnë simptomat e tyre.

Mendim të njëjtë shpreh edhe Bind Skeja, Drejtor në Qendrën për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS), i cili thotë që kultura promovon shtypjen e ndjenjave personale të cilat nga shoqëria konsiderohen të dobëta.

“Roli i kulturës ndikon edhe të individi që sfidohet nga këto probleme, pasi që i internalizon nevojat kulturore dhe e stigmatozion vetveten”.

Bind Skeja, Drejtor në Qendrën për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS)

Skeja tregon se arsye që stigma e shëndetit mendor ekziston mund të jenë si rrjedhojë e injorancës dhe mungesës së tolerancës.

“Shpesh simptomat e depresionit apo të ankthit mund të shihen si “dobësi”, apo të mos merret seriozisht nga të afërmit. Kjo pastaj e krijon të personi i cili po ballafaqohet me këto probleme një përshtypje që këto ndjenja janë abnormale apo të pa pranueshme të shfaqen në publik dhe rrjedhimisht zgjidhja e vetme që e sheh është të mbyllet në vetvete. Në raste tjera, personat të cilët kanë vështirësi sociale mund të emërtohen si ‘budalla’ apo të ‘trentë’ dhe ndihma e cila i nevojitet mos i ofrohet kurrë, thjeshtë shkaku i injorancës apo refuzimit për të trajtuar temën e shëndetit mendor me seriozitet”, thotë ai.

Në një artikull të Qendrës Kombëtare të Informacionit Bioteknologjik (NCBI) thuhet se ndikim i stigmës është i dyfishtë; stigmatizmi publik dhe vetë-stigmatizimi. Tek stigmatizmi publik bëhet fjalë për reagimin që ka shoqëria për njerëzit me sëmundje mendore, kurse vetë-stigmatizimi është paragjykimi të cilët njerëzit me sëmundje mendore kthehen kundër vetes së tyre. Të dy llojet e stigmatizmit si ai vetjak dhe ai publik, kuptohen në terma të ndryshme; stereotipat, paragjykimet dhe diskriminimi.

Kosovare Gjevukaj, Psikologe Klinike,  tregon se shoqëria shqiptare çdo dite e më shumë ka filluar te bindet që konsultat psikologjike ju nevojiten çdo lloj personi.

“…çdo njëri nga ne padyshim edhe vetë psikologët kanë nevojë për konsulta psikologjike, emocionet dhe dhimbjet që ato sjellin janë̈ njerëzore dhe aspak jashtë normales”, shton Gjevukaj.

Hajdari poashtu shpreh të njëjtin opinion si Gjevukaj, i cili thotë që shoqëria është duke u ndërgjegjësuar dhe kuptuar që kujdesi dhe ndihma për shëndetin mendor është diçka normale dhe esenciale.

“Shoqëria po njeh rolin e psikologut dita ditës, ata po e kuptojnë se psikologu jo domosdoshmërisht merret me njerëz me çrregullime mendore ose me njerëz të sëmurë psikik, sidoqoftë ende ka mendime të tilla të fshehura dhe të thella”, thotë Hajdari.

Ndërkaq Sociologu dhe Psikologu, Besnik Peci, tregon se përveç që po vazhdon të ketë ngritje të vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e trajtimit dhe konsultave psikologjike, ende vazhdon të mbetet nivel i largët i dëshirueshëm mbi nevojën për kërkim dhe ndihmë psikologjike.

Besnik Peci, Sociolog dhe Psikolog

“Ndihma psikologjike duhet të ofrohet qysh në fëmijërinë e hershme dhe për ta pranuar psikologun në mënyrë të mirëfilltë në duhemi që ta kemi psikologun pjesë përbërëse e të gjitha institucioneve tona shoqërore. Vetëm atëherë kur ai bëhet pjesë integrale e shoqërisë sonë ne nuk do turpërohemi të kërkojmë ndihmë nga psikologu apo të ketë paragjykime dhe stigmë”, shprehet Peci.

Në një dokument të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) thuhet se më shumë se 40% e vendeve të botës nuk kanë strategji për shëndetin mendor, ndërsa 30% e tyre nuk kanë as programe.

Vendet të cilat praktikohen politikat e shëndetit mendor, shpeshherë  i neglizhojnë disa prej popullatave më të cenueshme, si shembull, 90% e vendeve nuk kanë politika të shëndetit mendor që përfshin fëmijët dhe adoleshentët. Në të shumtën e vende, stigmatizimi dhe shkeljet e të drejtave të njeriut me sëmundje mendore janë të pakontrollueshme.

Sipas të dhënave të vitit 2018 të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i shërbimeve nga qendrat profesionale të shëndetit mendor ishte 352,380. 

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori