Për dy muaj Dogana e Kosovës ka parandaluar 30 raste tentim për kontrabandë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci duke shtuar se pandemia COVID-19 ka ndikuar në ulje të kontrabandës.
“Në aspektin e kontrabandës nuk mund të themi që kemi kontrabandim të madh të mallrave, Dogana gjithmonë është në krye të detyrës dhe gjithmonë vazhdon të parandalon rastet e dyshimta të kontrabandimit dhe vetëm gjatë dy muajve të parë kemi pasur 30 raste ku janë parandaluar tentim kontrbandime të ndryshme, dhe viti i kaluar ka ndikuar edhe në ekonomi edhe nëse merret si shembull ka ndikuar edhe në uljen e kontrabandimit dhe mund të jetë një e mirë prej pandemisë për arsye të ndalimit të qarkullimit të lëvizjes”, tha Stavileci për Ekonomia Online.
Ai thekson se rastet më të shpeshta të kontrabandës janë te produktet që kanë taksa.
“Nuk mund të themi që kemi një produkt të caktuar, vite më parë kemi pasur kryesisht me produkte akciziore që kanë taksa, por në përgjithësi janë produktet të cilat tentojnë të shmangin produktet që kanë më shumë tatim në importin e rregullt dhe ato janë produktet e leverdishme për kontrabandist sepse fitimi i tyre është më i madh”, thekson ai.
Ndërsa, Stavileci ka bërë të ditur se mbi 8 për qind janë rritur të hyrat nga Dogana e Kosovës në këtë fillim vit.
“Të hyrat e këtij fillimi-viti në doganën e Kosovës janë mjaft të mira dhe kemi një fillim vit të mbarë në aspektin e mbledhjes së të hyrave, por zakonisht aspekti i mbledhjes së të hyrave është e ndërlidhur edhe me performancën e ekonomisë së Kosovës, për momentin se flasim jemi rreth 8% më shumë se viti i kaluar, pra periudha janar-shkurt 2021 me periudhën janar-shkurt 2020. Nëse në vitin 2020 kemi pasur deri në 158 milionë euro tani kemi rreth 170 milionë euro që është 8% apo disa milionë më shumë se viti i kaluar”, ka bërë të dituar Stavileci.
“Të hyrat janë të mëdha për të vetmen arsyeje që në besojmë realisht edhe e shohim në bazë të statistikave dhe performanca e doganës, por edhe perfromanca ekonomike. Ne kemi parë edhe rritje të eksportit por edhe të qarkullimit tregtar dhe rritje të volumit apo sasisë së mallrave dhe për këtë arsye ka rritje”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Diaspora solli në Kosovë mbi 112 milionë euro gjatë marsit
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre