LAJMI I FUNDIT:

Stacionet e autobusëve të bëhen ndërmarrje publike

Stacionet e autobusëve të bëhen ndërmarrje publike

Ministria e Infrastrukturës (MI), organizoi të martën konferencën me temë “ Koncept dokumenti mbi statusin pronësor të stacioneve të autobusëve në Kosovë“. Qëllimi i saj ishte definimit dhe të zgjedhja përfundimtare, Ministria e Infrastrukturës e ka përgatitur koncept dokumentin mbi statusin pronësor të stacioneve të autobusëve në Republikën e Kosovës.

Ministria e Infrastrukturës, viteve të fundit ka ndërmarrë një varg aktivitetesh rreth parandalimit të privatizimit të aseteve të stacioneve të autobusëve. Kjo ministri ka adresuar këtë çështje edhe në Agjensionin Kosovar të Privatizimit (AKP), ku është arsyetuar me argumente të mjaftueshme qëndrimi i MI-së kundër privatizimit stacioneve të autobusëve, duke theksuar edhe përvojat nga vendet e rajonit dhe më gjerë si dhe perspektivën e zhvillimit të transporti rrugor të udhëtarëve.

Në këtë konferencë u diskutua rreth zgjidhjes së statusit të stacioneve të autobusëve në vend, ku shumica e diskutuesëve thanë se këto stacione duhet të transformohen nga ndërmarrjet shoqërore në ndërmarrje publike dhe se nuk duhet të bëhet privatizimi i tyre sepse pas privatizimit, ka gjasa që të ndërrohet destinacioni i tyre. /Telegrafi/