LAJMI I FUNDIT:

Spitali Amerikan në Prishtinë realizon për herë të parë në rajon Rekonstruktimin e Valvules Aortale me metodën “David Operation”

Spitali Amerikan në Prishtinë realizon për herë të parë në rajon Rekonstruktimin e Valvules Aortale me metodën “David Operation”

Operacioni me Procedurën David Op, është një ndër operacionet më të vështira të kirurgjisë së valvulës së zemrës.

Spitali Amerikan në Prishtinë, si lider i shëndetësisë në vend, kohë pas kohe ka dëshmuar që është gjithnjë i parë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, në këtë mënyrë duke ofruar komoditet dhe shërbim cilësorë pacientëve të vet.

Spitali Amerikan në Prishtinë ditën e sotme ka realizuar ekskluzivisht për herë të parë në rajon, Rekonstruktimin e Valvules Aortale me metoden "David Operation". Kjo ndërhyrje kardiokirurgjikale është realizuar nga Dr. Besnik Kojcici, kirurg Kardio – Vaskular dhe Dr. Fatos Kojqiqi, kirurg Kardio –Vaskular në Spitalin Amerikan.


David Op është rekonstruktim i valvulës aortal asendente me metodën sipas David Operacion.

Në këtë operim bëhet zëvendësimi i aortës ascendente dhe nuk bëhet ndërrimi i valvulë aortale, pra bëhet një konstruktim (riparim) i valvulës aortal me remplantacion të arterieve koronare në protezë.

Përparësia e këtij operimi shumë specifikë – Procedura David Operavion është se pacienti nuk ka rrezik për diseksion (çarje të aortës).

Gjithashtu përparësi tjetër shumë e rëndësishme është se pacienti e ka arterien e vet dhe nuk i duhet asnjë medikament që shërben për tëhollimin e gjakut. Pacienti mund të vazhdoj jetën normalisht, jetëgjatësia e tij është normale.

Operacioni me Procedurën David Op, është një ndër operacionet më të vështira të kirurgjisë së valvulës së zemrës. Operacioni David Op zgjatë mesatarisht 5-6 orë.

Ky operim (Procedura David OP), kryhet për herë të parë në Kosovë dhe rajon dhe realizohet në Spitalin Amerikan. Ajo që vlen të theksohet është se ky lloj operacioni nuk realizohet në të gjitha klinikat kardiokirurgjikale, madje as në të gjitha klinikat kardiokirurgjike të Gjermanisë, pasi që është procedurë kirurgjikale shumë e vështirë.

Operacioni – Rekonstruktim i Valvulës Aortale me metodën "David Operation" është realizuar me sukses, duke bërë kështu Kosovën, vendin e parë në rajon në të cilin po realizohet ky operim shumë specifikë dhe njëkohësisht mjaftë i vështirë.

Në Spitalin Amerikan, gjithashtu për herë të parë në Kosovë, Dr. Besnik Kojcici, kirurg Kardio–Vaskular, Dr.Arben Koiqiqi, kirurg Kardio-Torakal dhe Dr. Fatos Kojqiq – kirurg Kardio-Torakal kanë realizuar për herë të parë në vendin tonë operacionin në zemër me metodën Off Pump. Metodë kjo, që do të thotë pa e ndaluar funksionin normal të zemrës, pa futjen e pacientit në aparatin (pompen) ekstrakorporale.

Spitali Amerikan, përveç këtij suksesi, për herë të pak në Kosovë, gjithashtu ka realizuar edhe ndërrimin e valvulës mitrale në zemër, ndërhyrje kjo kirurgjikale me një anestezion specifik i quajtur Anestezion Epidurialë, ku pacienti gjatë gjithë kohës është i vetëdijshëm dhe komunikon me doktorët.

Ekipi profesionist i mjekëve kardiokirurgë Vaskular të Spitalit Amerikan, për herë të parë në Kosovë, gjithashtu kanë kryer operimin me metodën e zëvendësimit të valvulës aortale me protezat Freestyle.

Spitalit Amerikan në Prishtinë sjellë gjithmonë premierat e ndërhyrjeve kirurgjikale të shëndetësisë botërore në vendin tonë.

Spitali Amerikan është gjithnjë në shërbim të shëndetit të pacientëve të tij, duke sjellë kështu çdo herë fjalën e fundit shëndetësore botërore në Kosovë, në këtë mënyrë kontribuon gjithnjë në cilësinë dhe përkushtimin ndaj pacientëve të huaj dhe vendor, të cilët në numër të madh i kanë besuar shëndetin e tyre pikërisht Spitalit Amerikan, duke siguruar shëndetin e tyre cilësorë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori