LAJMI I FUNDIT:

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia po e njohin Palestinën, reagon ashpër Netanyahu

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia po e njohin Palestinën, reagon ashpër Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se planet e Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë për të njohur një shtet palestinez janë një shpërblim për terrorizmin.

“Tetëdhjetë për qind e palestinezëve në Bregun Perëndimor mbështesin masakrën e tmerrshme të 7 tetorit”, tha lideri izraelit, duke iu referuar rezultatit të një sondazhi të opinionit publik të publikuar menjëherë pas sulmit të ekstremistëve palestinezë nga Gaza të udhëhequr nga Hamasi.

Irlanda, Norvegjia dhe Spanja e njohin Palestinën si shtet të pavarur
Lexo po ashtu Irlanda, Norvegjia dhe Spanja e njohin Palestinën si shtet të pavarur

“Kësaj të keqeje nuk duhet t’i jepet tokë. Do të përpiqet të përsërisë masakrën e 7 tetorit dhe ne nuk do të pajtohemi me këtë”, shtoi lideri izraelit, duke iu referuar sulmit në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë dhe më shumë se 250 u rrëmbyen dhe u dërguan në Rripin e Gazës, ku rreth 130 janë ende pengje.


Në një video deklaratë, Netanyahu paralajmëroi se shpërblimi për terrorizmin nuk do të sjellë paqe dhe nuk do ta ndalojë Izraelin të mposht Hamasin.

Ndryshe, Forumi i Familjeve të Pengjeve publikoi më parë pamjet tmerruese të rrëmbimit të pesë vajzave që shërbenin shërbimin ushtarak nga baza Nahal Oz më 7 tetor.

Mediat izraelite publikuan emrat e vajzave dhe Forumi i Familjeve të Pengjeve tha se video shqetësuese ishte një realitet për ta dhe 123 pengje të tjerë për 229 ditë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori