LAJMI I FUNDIT:

Sot vendoset për rifillimin e Serie A

Sot vendoset për rifillimin e Serie A

Sot (e enjte), Ministri italian i Sportit, Vincenzo Spadafora dhe anëtarët e futbollit italian do të përcaktojnë nëse, kur dhe si do të rifillojë Serie A.

Sipas Sky Sport Italia, një listë e gjatë e pjesëmarrësve do të jetë në mbledhjen e sotme, pasi Qeveria Italiane takohet me një asamble të plotë të organeve drejtuese të futbollit.

Njoftimi fillestar tregonte se 13 qershori ishte data e përkohshme për rinisjen e sezonit 2019-20 në Itali.


Ndeshjet e para në Serie A pritet të zhvillohen me 13 qershor, rinis me katër përballjet e mbetura
Lexo po ashtu Ndeshjet e para në Serie A pritet të zhvillohen me 13 qershor, rinis me katër përballjet e mbetura

Rifillimi i javës së 25-të, i shtyrë për shkak të pandemisë globale, do të duhet të përfundojë atë ditë.

Torino-Parma, Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari dhe Inter-Sampdoria ishin katër ndeshjet e anuluara për shkak të pushimit të detyruar.

Pas përfundimit të javës së 25-të, skuadrat do të luajnë çdo tre ditë dhe përfundimi është caktuar për fillim të gushtit.

Por, kjo është vetëm një nga zgjidhjet për të cilat punojnë përfaqësuesit. Disa nga klubet dëshirojnë të rifillojnë nga java e 27-të dhe një raund i plotë i ndeshjeve, ndërsa një zgjidhje e tretë propozon të fillojnë me gjysmëfinalet e Coppa Italia.

Serie A ka gati përfundimin e protokollit mjekësor të ndeshjeve, nga karantina deri tek testet e shpejta për coronavirus
Lexo po ashtu Serie A ka gati përfundimin e protokollit mjekësor të ndeshjeve, nga karantina deri tek testet e shpejta për coronavirus

Raporti pohon se ndeshjet e të shtunave dhe të dielave fillimisht duhet të luhen në ora 16:15, 18.30 dhe 20:45, por shtyhen në një kohë të mëvonshme gjatë kulmin e verës.

Pas takimit në ora 5.30, do të merret konfirmimi nga Qeveria Italiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori