LAJMI I FUNDIT:

Sot dhe nesër do të ketë shi

Sot dhe nesër do të ketë shi

Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat më të theksuara pritet të jenë në pjesën e parë të ditës kur mund të sjellin edhe riga lokale shiu.

Temperaturat do të sillen në mes 12 e 26 gradë celsius.


Edhe nesër parashihet të kemi mot me vranësira të pjesshme të pjesshme. Temperaturat do të sillen, në mes 11 e 24 gradë celsius.

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, vorbulla ciklonike me prejardhje nga Atlantiku është duke u tërhequr, kështu në pjesën e dytë të javës pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët me temperatura që do të lëvizin në mes 11 e 30 gradë celsius.