LAJMI I FUNDIT:

“Sofra pejane” prezanton vlerat shqiptare të traditës në rrjetin Al Jazeera

“Sofra pejane” prezanton vlerat shqiptare të traditës në rrjetin Al Jazeera

Një dëshmi më tepër se “Sofra pejane” tashmë i ka kaluar kufijtë nacional.

Rrjeti ndërkombëtar televiziv Al Jazeera këto ditë ka qëndruar në Pejë për pasqyrimin e vlerave tradicionale, kulturore e muzikore të Kosovës.

Një ekip i këtij mediumi, janë pritur në këtë qytet nga ‘Sofra pejane’, për një xhirim muzikor e i cili do t’i paraqes vlerat shqiptare në këtë rrjet në ciklin që quhet ‘Ritmet e Ballkanit’.


Idro Seferi, producent e këtij cikli, ka treguar se një prej elementeve të rëndësishme të prezantimit të traditës dhe kulturës shqiptare të Kosovës ka qenë “Sofra pejane”.

“Është një histori interesante që është bartur brez pas brezi dhe që me fanatizëm ka ruajtur vlerat jo vetëm muzikore por mbarë shqiptare”, është shprehur Seferi.

Pjesëmarrësit janë ndjerë mirë, të respektuar e privilegjuar, por edhe në nivel të përgjegjësisë që paraqitja të jetë sa më gjithëpërfshirëse. Repertori është përzgjedhur me këngë qytetare, epiko lirike dhe patriotike.

Projekti i edicionit ballkanik të këtij televizioni pritet të shfaqet nga muaji nëntor i këtij viti, ndërsa në gjuhën angleze nga viti i ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Kulture
Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Kulture
RAMON

RAMON

Poezi
Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Piktura
Eggs Benedict

Eggs Benedict

Fjala+
FËMIJA

FËMIJA

Poezi
Kalo në kategori